Si të parandaloni pickimin nga insektet, menaxhim i shpejtë !!

[b]Pickimet nga insektet dhe merimangat shpesh shkaktojnë një ënjtje të vogël, skuqje, dhimbje dhe kruarje. Këto reaksione të lehta janë të zakonshme dhe mund të zgjasin nga disa orë deri në disa ditë. Shpesh, ajo që nevojitet është vetëm trajtimi në shtëpi për të lehtësuar simptomat e një reaksioni të lehtë ndaj pickimeve nga insektet e zakonshme.Disa njerëz kanë reaksione më të rënda ndaj pickimeve apo thumbimeve nga insektet. Foshnjat dhe fëmijët pickohen më shpesh se të rriturit.


[/b]
Telefonojini menjëherë ndihmës së shpejtë nëse:

§ Pickoheni nga një insekt që në të kaluarën iu ka shkatuar një reaksion alergjik.
§ Keni ënjtje të menjëhershme të fytit dhe gjuhës.
§ Shfaqet spazma e muskujve (kriza konvulsive) së bashku me humbjen e vetëdijes. Ndërkohë mbrojeni personin nga dëmtimet fizike.

Vejusha e zezë
Helmuese! Fshihet në trungjet e drurëve dhe pemëve të prera. Ka këmbë të gjata dhe shpinë me shkëlqim me pjesën e poshtme me një ngjyrë dalluese portokalli, të kuqe ose të verdhë. Nuk janë më tepër se 3-4 cm të gjata dhe 1 cm të gjera. Pickimi nga vejusha e zezë mund të shkaktojë dhimbje shpuese, por mund edhe të mos dhembë. Kërkoni për një apo dy shenja dhëmbësh, skuqje, dhimbje dhe nodul në vendin e pickimit. Shumë shpejt shfaqen krampet muskulore, nauzea, të vjellat, krizat konvulsive dhe ngritja e presionit të gjakut. Kërkoni urgjentisht ndihmë mjekësore. Ka mjekime antihelm. Nëse keni mundësi merreni merimangën me vete për ta identifikuar.

Merimanga kafe
Mund të jetë vdekjeprurëse! Fshihet në papafingo dhe dollape. Ndryshojnë për nga ngjyra nga e verdhë e pisët në kafe e errët, me këmbë më të errëta se trupin. Trupi duket sikur ka formën e violinës. Helmi i tyre është tejet helmues dhe pickimi nga këto merimanga mund të shkaktojë plagë dhe infeksione serioze. Megjithatë, ka gjasa të mos e ndjeni fare që jeni pickuar. Lëkura skuqet, bëhet e bardhë dhe më pas krijohet një fshikë e dhimbshme. Kërkoni urgjentisht ndihmë mjekësore. Nëse keni mundësi merreni merimangën me vete për ta identifikuar.

Bletët dhe grenzat
Kur bleta thumbon, ajo e humb thumbin dhe ngordh. Por grenzat mund të thumbojnë disa herë pasi nuk e humbin thumbin. Këto pickime mund të shkaktojnë reaksione të rënda te njerëzit alergjikë. Nëse nuk keni reaksione alergjike, thjesht nxirrni thumbin, pastrojeni vendin dhe vendosni akull, merrni antihistaminikë oralë për kruarjen dhe ibuprofen ose paracetamol për dhimbjen. Nëse keni një reaksion të rëndë anafilaktik, shtrihuni dhe nxirreni me kujdes thumbin. Nëse keni stilolaps me adrenalinë (EpiPen), përdoreni. Kërkoni menjëherë ndihmë.

Mushkonjat
Mushkonjat shkaktojnë më tepër se vetëm bezdisje. Gërvishtja gjatë kruarjes e vendit të pickimit mund të shkaktojë një infeksion lëkure. Gjithashtu, mushkonjat mund të mbartin virusin e Nilit Perëndimor, ethen tropikale dhe sëmundje të tjera. Për t’u mbrojtur nga mushkonjat përdorni substanca që largojnë insektet dhe mbulohuni kur jeni jashtë. Përdorni rrjeta në dritare dhe qëndroni larg ujërave të ndenjura.

Mizat e shtëpisë
Të pisëta e me qime! Mizat nuk pickojnë por mund të mbartin më tepër se 1 milion baktere të dëmshme. Ato mund të përhapin sëmundjet gastrointestinale duke ndotur ushqimet. Për të kontrolluar mizat, mbajini ushqimet dhe plehrat të mbyllura dhe përdorni rrjeta në dritare.

Furrtaret
Nuk janë vetëm të shëmtuara. Furrtaret mbartin sëmundje si salmonela. Kur ngordhin, mbetjet e tyre mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe astmë. Nëse jetoni në klimë të ngrohtë, zhdukja e furrtareve mund të jetë e vështirë. Ndihmon përdorimi i insekticideve, mbajtja pastër e kuzhinës dhe mbyllja e vrimave dhe hapësirave në dysheme dhe mure.

Këshilla

Trajtimi në shtëpi i pickimit nga insektet
Pjesa më e madhe e pickimeve shërohen vetë pa qenë nevoja të shkojmë te mjeku. Ka disa gjëra që mund të bëhen për të lehtësuar dhimbjen dhe kruarjen dhe për të parandaluar zhvillimin e infeksioneve.
Pickimet nga insektet, merimangat ose thumbimet:
·

Largohuni nga insekti. Bletët lajmërojnë bletët e tjera dhe ka gjasa që t’iu sulmojnë edhe ato.
· Qëndroni sa më qetë të jetë e mundur. Lëvizja e rrit shpejtësinë e kalimit të helmit në gjak.
· Nëse thumbi ka mbetur në lëkurë, hiqeni sa më shpejt. Sa më shumë të vononi, aq më tepër helm futet në organizëm.
. Nëse jeni thumbuar në krah ose këmbë, ngrijeni gjymtyrën për të ngadalësuar përhapjen e helmit. Disa orë më pas, nëse keni ende ënjtje, mund ta mbani të ngritur për të ulur ënjtjen.

Lehtësoni dhimbjen, kruarjen dhe ënjtjen:
§ Vendosni akull mbi vendin e pickimit për 15-20 minuta çdo 1 orë për 6 orët e para. Gjithmonë vendosni një copë ose rrobë midis akullit dhe lëkurës. Mos e mbani për më tepër se 15-20 minuta në vazhdimësi. Mos flini me akullin mbi lëkurë.
§ Mbajeni të ngritur zonën e pickimit.
§ Përdorni barna pa recetë për kruarjen, skuqjen dhe ënjtjen.
§ Antihistaminikët mund të pakësojnë kruarjen, skuqjen dhe ënjtjen. Mos i përdorni te fëmijët pa u konsultuar me mjekun.
§ Një spraj me anestetikë lokal mund të lehtësojë dhimbjen.
§ Krem me hidrokortizon i vendosur mbi lëkurë pakëson kruarjen dhe skuqjen. Mos e përdorni te fëmijët më të vegjël se 2 vjeç pa rekomandimin e mjekut.

komplett vet e ke shkruajtur ?

Shume artikull me vlere! Faleminderit (:

mua diten e diplomimit me pickoi grenza ne faqe :frowning:

Hahaha mir qe stye ka pickuar te hunda haaha

      • Updated - - -

ajo që nevojitet është vetëm trajtimi në shtëpi për të lehtësuar simptomat e një reaksioni të lehtë ndaj pickimeve nga insektet e zakonshme

Kujdes jo gjithmon keto raste trajtohen ne shtepi, po te pickoi mirimanga, akrepi, eshte edhe nje dhoj shumkemshi po te pickuan keto ska shaka duhet vjtur menjeher te mjeku.

Para disa viteve vdiq nje shoku im nga pickimi i mirimanges

Mizat e shtëpisë
Të pisëta e me qime! Mizat nuk pickojnë por mund të mbartin më tepër se 1 milion baktere të dëmshme. Ato mund të përhapin sëmundjet gastrointestinale duke ndotur ushqimet. Për të kontrolluar mizat, mbajini ushqimet dhe plehrat të mbyllura dhe përdorni rrjeta në dritare.

Kliko Këtu: https://www.lirenti.com/threads/17239-Si-të-parandaloni-pickimin-nga-insektet-menaxhim-i-shpejtë-!!#ixzz24NPF5RG8
keto mi prishin nervat mua krejt

qe te mos ju pickoje grenxa opo tjerat ,nji keshille .:wink: rrini pa lare nji jave, ose lyeni trupin tuaj me vaj makine te djegur . :smiley:

Jo po me gjiz :confused:

jo mooo…thjesht e kam sistemuar pak haha :smiley: …te lutem…

      • Updated - - -

iii ca tersiiiiiiiiiiiiii …
mir qe ste pickoi ne mbremjen e matures .
un do kisha vrar veten hahahaha
:koke: :koke:

te dyten ekam provuar vete ,te tjerat duhet ti provoni .:stuck_out_tongue: