Si të punoni me filterët e Instagram në mënyrë professionale

Me heret kemi pare se [b]si te shkrepni foton perfekte me kameren e Instagram[/b], ndersa tani do te iu trregojme se si t’i perdorni filteret e Instagram ne menyre professionale!

AMARO

Çfare ben: Shton me shume drrite ne foton tuaj, por e fokuson ate me shume mbi qendren e fotos. Sa me e erret qe te jete fotografia, aq me shume do ta vereni efektin.

Perdoreni kur: Deshironi t’i jepni fotografise tuaj nje dukje disi te vjeter.

RISE

Çfare ben: U jep fotografive nje shkelim te bukur dhe permbane nje ndricim te bute mbi subjektin.

Perdoreni kur: Jeni duke fotografuar njerezit nga afer.

HUDSON

Çfare ben: U jep fotografive tuaja nje dukje te akullt. Ngjyra e lehte dhe ndricimi i ndryshuar u japin fotografive nje ndjenje ftohjeje.

Perdoreni kur: Jeni perjashta. Eshte vecanerisht efektive kur jeni duke fotografuar ndertesa apo monumente.

X-PRO II

Çfare ben: Ngjyrat e fotografive tuaja i ben me te gjalla, duke iu dhene atyre nje dukje te nxehte.

Perdoreni kur: Keni ngjyra te forta ne fotografi. Mund te perdoret ne te dyja: Jasht dhe brenda, duke u varur ne subjektin.

SIERRA

Çfare ben: I ben fotografite te duken me te buta, por ndryshe nga Rise, Sierra u jep atyre dukje te venitur.

Perdoreni kur: Deshiron qe natyra dhe ambienti juaj perjashta te duken me te qeta dhe me te lemuara.

LO-FI

Çfare ben: Shton ngjyra te pasura dhe hije te forta tek imazhet tuaja.

Perdoreni kur: Deshironi te tregoni se cfare jeni duke ngrene.

EARLYBIRD

Çfare ben: Me se shumti ngjyra te venitura dhe te turbulluara, duke e bere qe nje fotografi te duket me e vjeter se sa eshte.

Perdoreni kur: Deshironi qe fotografia juaj te duket “cool”.

SUTRO

Çfare ben: U jep fotografive nje dukje te tymosur, me theks te veçuar mbi ngjyrat lejla dhe kafe per te arritur kete efekt.

Perdoreni kur: Deshironi t’u jepni fotografive tuaja nje ndjenje “te merzitur”.

TOASTER

Çfare ben: I jep qendres se fotografise tuaj nje dukje te djegur, duke e bere fotografine te duket e vjeter.

Perdoreni kur: Jeni duke fotografuar ndonje ngjarje verore, si psh: Nete perjashta, BBQ etj…

BRANNAN

Çfare ben: Permbane nje palete ngjyrash gri, qe i ben fotografite te duken me te erreta dhe me hije metalike.

Perdoreni kur: Fotografia juaj ka hije te forta.

INKWELL

Çfare ben: Fotot bardh e zi.

Perdoreni kur: Drita dhe hija jane te dukshme ne foton tuaj.

HEFE

Çfare ben: E ngjajshme me Lo-Fi, por ngjyrat nuk jane aq dramatike.

Perdoreni kur: Ndokund ku doni t’i rrisni ngjyrat e gjalleruara, por jo identike sikur Lo-Fi.

VALENCIA

Çfare ben: U jep fotografive tuaja kualitet te venitur, sikur te ishin bere ne vitet 1980.

Perdoreni kur: Doni t’i jepni nje fotografie ndjenje antike.

NASHVILLE

Çfare ben: U jep fotografive tuaja nje ndjenje te bukur dhe te ngrohte. Gjithashtu permbane nje palete te lehte ngjyrash pink per t’ia mundesuar arritjen e ketij efekti.

Perdoreni kur: Deshironi t’u jepni fotografive tuaja nje ndjenje nostalgjike.

1977

Çfare ben: Siç na sygjeron edhe titulli, ky efekt u jep fotografive tuaja nje dukje me te gjere dhe te venitur.

Perdoreni kur: Deshironi qe fotografia juaj te duket sikur te ishte bere ne vitet 1970.

KELVIN

Çfare ben: U jep fotografive nje ndjenje te gjere dhe te gjalle, duke shtuar nje ndricim te lehte mbi tere siperfaqen e saj.

Perdoreni kur: Deshironi t’i jepni fotografise tuaj nje ndjenje te bukur dhe te ngrohte.

Marre nga [b]SimplyZesty[/b] dhe perkthyer nga vaaldr1n per Lirenti.com Gusht 2015.

Faleminderit per shpjegimet e detajuara :slight_smile: