Si të rifitosh vetëbesimin

Dikush është i pakënaqur me rolin e tij, dikush nuk pëlqen veten dhe dikush tjetër dëshiron një jetë ndryshe nga ajo që ka.

Vjen një moment kur njeriu mendon se nuk vlen sepse nuk ka arritur objektivat që i kishte vënë vetes dhe ky moment kushtëzon në mënyrë negative jetën.

Kompleksi i nferioritetit në raport me të tjerët, paaftësia për të pranuar gabimet dhe për të kërkuar falje, pavendosmëria për gjëra që nuk kanë shumë vlerë dhe frika nga gjykimet e të tjerëve janë disa nga shenjat që tregojnë se tek një person mungon vetëbesimi.

Janë të paktën 5 rregulla të cilat duhet të kihen parasysh për të jetuar më mirë me veten dhe të tjerët dhe për të rikthyer besimin tek vetja.

Të kërkohet ekuilibri i brendshëm. Kjo do të thotë të arrish të kuptosh se janë vendimet e tua dhe jo rrethanat e jetës ato që përcaktojnë fatin e njeriut.

Të qeshësh bën mirë. Ngre moralin dhe të kthen humorin. Duhet të mësosh të jetosh edhe me momentet e këqia dhe të pranosh se edhe ato janë pjesë e jetës.

Mbaj mend arritjet e tua. Vendosni objektiva që mund t’i arrini dhe kur t’i arrini do të ndiheni shumë më mirë me veten. Për t’i mbajtur mend, shënojini këto arritje në një ditar.

Dëgjo kritikat e të tjerëve. Dëgjojini limitet tuaja sepse vetëbesimi lind nga aftësia për të dëgjuar të tjerët, por mos u ndikoni nga mendimi i tyre.

Mos humb kohë duke “qarë” për dështimet. Mos i harroni gabimet në mënyrë që mos i përsërisni më.

shume e drejte :slight_smile: qe te keshe vetebesim
ne rradh te pare duhet te shkosh mire me veten tende , te jesh e knaqur nga vetja jote , dhe te kuptosh edhe gabimet por edhe gjerat e mira qe ke bere & ke arritur :slight_smile:
Duhet ti degjosh kritikat e te tjerve …& te mendosh nese kane te drejte … se shpesh here nuk kane :frowning: te nenvlersojn ose te ofendojne kastile vetem per te bere te ndihesh keq ! ose per tu ndjere ato me mire duke zbrazur cdo semundje shpirterore qe ato kane, siper teje !

flm. shum te rendesishme.

sbo gjo :slight_smile: sidomos ti qe ke shum dhimbje koke jam e sigurte qe e humb shpesh her vetebesimin :confused:

shum me vend kjo :

Duhet ti degjosh kritikat e te tjerve …& te mendosh nese kane te drejte … se shpesh here nuk kane te nenvlersojn ose te ofendojne kastile vetem per te bere te ndihesh keq ! ose per tu ndjere ato me mire duke zbrazur cdo semundje shpirterore qe ato kane, siper teje ! Njeshe je:D

Faleminderit edhe per ato tjerat Kliton:)

hahahahh… flm njisho :slight_smile:

mendoj se vetbesimi esht shum delikat ne moshen e adoleshences…jan adoleshentet ata qe jan me te prirur drejt nenvleresimit ose mbivleresimit te vetvetes

nese ne kte mosh kemi siguri ne vetvete , ose nqs ndjek keshillat qe ka then klintoni , them se ky ekujliber ka per te qen gjat gjith jetes , ne te kundert…sa do te perpiqemi , skemi per ta arritur asnjeher :!:

Mos dorezimi dhe pas deshtimit te pare.

Facebook rrit vetëbesimin. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në SHBA. Kjo është arsyeja që Facebook na bën të ndihemi mirë.

Një ekip i studiuesve në Universitetin Cornell (Nju Jork) drejtuar nga Amy Gonzales e Jeffrey Hancock kanë kryer një eksperiment duke vënë në raport përdorimin e Facebook me vetëbesimin njerëzor.

Studimi është përqendruar në 63 persona, të cilët janë ndarë në tri grupe me nga 21 secili.

Grupi i parë është ulur për tre minuta përpara një kompjuteri të lidhur me internetin, nga ku ata mund të lundronin në profilin e tyre në Facebook. Grupi i dytë është ulur për tre minuta para një monitori off (të mbyllur). Ndërsa grupi i tretë është vendosur përpara një pasqyre që ishte mes tyre dhe kompjuterit.

Pasi kësaj, të gjithë iu nënshtruan një testi të veçantë lidhur me vetëbesimin. Rezultatet? Te personat të cilët ishin vendosur para kompjuterit off dhe para pasqyrës nuk u regjistrua një rritje e vetvlerësimit. Ndërsa te ata që kishin qenë në Facebook, u gjet një rritje e caktuar e tij.

Studiuesit arritën në konkluzionin: përdorimi i Facebook duket të jetë një stimul që rrit vetëbesim. Por ajo që shkencëtarët nuk kanë arritur deri tani të kuptojnë është arsyeja që e bën Facebook një pompë –vetëbesimi.
a.e/NOA

Facebooku se besoj

eeeeeeee…???

Se besoj as une Majdi, per dikend eshte “JETA E VETE” Facebook, e dikujt ju ka bere si droge

mund te jete e vertet kjo e facebook sepse gjithsesi “realiteti” virtual jep mundesine per te krijuar nje tjeter vetvete, qe me shum na pelqen dhe qe me shum i pelqen te tjereve(edhe mendimi i te tjereve ktu ka nje rol te rendesishem). Por ama nese kjo gje nga nje ane rrit vetebesimin, ne ane tjeter ka edhe efekte negative nese njeriu mban nje personalitet te dyte online.

shum faleminderit kliton per kete. kam ven te ty, ne disa matreiale te tilla. qe je nje njeri me vet besim te madh. dhe dua te te pergezoj per kete. jo te gjith e ken iniciativen vetbesimin dhe kuarjon per te kthyere jeten te rrejdh ne favor te tyre. dhe me behet shum qefi qe keta veti qe ti ke i perciel edhe per forumistat, shum faleminderit…