Si të zgjedhim programin master?

Për Shkollat e Larta publike e private

1) Mbi programin e studimit

Kriteret e pranimit vendosen nga Shkolla e Larte, ndërsa kuotat e pranimit për shkollat publike vendosen nga MASH.
Për studimet e ciklit te dyte nuk ka kufizime të moshës apo të kohës që nga diplomimi në ciklin e parë (bachelor). Duke plotësuar kriteret ju mund të studioni edhe degë të përafërta ose të ndryshme nga ajo e ciklit të parë të studimeve.
Profesionet e rregulluara si mjekësia, stomatologjia, farmacia, mësuesia, arkitektura, veterinaria, mami, infermieria, fizioterapia dhe inxhinieria kërkojnë përfundimin e një programi të ciklit të dytë, përpara dhënies së provimit të shtetit.

Përpara zgjedhjes:

  •      Bazuar në interesat tuaja për të ardhmen sigurohuni mbi dosmodoshmërinë e studimit të një programi master dhe pyesni sa studentë diplomohen në këtë program dhe sa prej tyre janë [b]punësuar.[/b]
    
  •      Informohuni mbi bashkëpunimin ndërkombëtar të shkollës, si dhe për mundësinë e transferimit të studimeve apo krediteve tuaja në shkolla të tjera brenda apo jashtë vendit.
    
  •      Informohuni mirë mbi llojin e programin të studimit për të cilin keni nevojë. Referojuni tabelës së mëposhtme: 
    
       [IMG]https://images.lirenti.com/out.php/i19109_shkolla.jpg[/IMG]
    

2) Mbi profesoratin e shkollës

Shkolla e lartë duhet të ketë pedagogë të kualifikuar, me tituj akademikë si “Doktor”, “Profesor i asociuar” dhe “Profesor”.

  •      Interesohuni për pedagogët e lëndëve të profesionit, si dhe botimet e tyre. A japin mësim pedagoge të huaj?
    
  •      Pyesni [b]studentët aktual[/b] nëse janë të kënaqur me pedagogët. 
    
  •      Pyesni për tekstet mësimore që përdorin pedagogët, dhe për çmimet e tyre.
    

3) Mbi kujdesin ndaj studentëve

. Informohuni nga shkolla, si dhe pyesni studentët aktualë:

  • Si funksionojnë Programet e Udhëheqjes, mbrojta e temës dhe zyra e këshillimit te karrieres.
  • A janë studentet aktual të kënaqur me shkollën që kanë zgjedhur?
  • Vizitoni sallat, laboratorët dhe bibliotekën, mjediset e praktikave mësimore dhe
    lidhjen me internet për të gjithë shkollën.
  • Informohuni mbi tarifat e studimeve.
    Të veçanta për shkollat e larta private

1) Mbi statusin ligjor të shkollës së lartë dhe të programit të studimit

Shkollat e larta dhe programet e studimit duhet të jenë të licencuara me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Pas licencimit, shkollat e larta dhe programet akreditohen nga Këshilli i Akreditimit, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
Prandaj, përpara zgjedhjes:

  •      Kërkoni nga shkolla e lartë: Vendimin për [u]licencimin[/u] e programit të studimit, si dhe Urdhrin e Ministrit për [u]akreditimin[/u] e programit. 
    
  •      Sigurohuni që programi i studimit të jetë i akredituar përpara lëshimit të diplomës. 
    
  •      Klikoni gjithmonë faqen e internetit të APAAL [www.aaal.edu.al](https://www.aaal.edu.al/) dhe/ose (www[.mash.gov.al](https://www.mash.gov.al/)), për të parë statusin ligjor të institucionit. 
    
  •      Pyesni nëse kreditet (ECTS) që fitoni aty, janë të transferueshme ne shkolla te tjera te larta brenda ose jashtë vendit. 
    

2) Mbi lidhjen e kontratës

Nëse ju vendosni të studioni në një shkollë të lartë private, kontrata që lidhet mes jush dhe shkollës, duhet të jetë në favorin tuaj. Mos filloni studimet pa kontratë!

  •      [b]Sigurohuni[/b] që kontrata të lidhet përpara fillimit te studimeve, në prani të noterit, të ketë terma të qartë për shërbimin që do të merrni, si dhe për format e pagesës së tarifës së shkollimit.
    
  •      Sapo të regjistroheni kërkoni numrin e imatrikullimit. Ky numër del edhe në diplomën tuaj.
    
  •      Tarifa e shkollimi vendoset sipas cilësisë së diplomës që ofrojnë dhe nuk paguhet përpara marrjes se shërbimit. Kërkoni që në kontratë të vendosen kushtet për të drejtën e çregjistrimit tuaj, nëse shkolla e lartë nuk përmbush detyrat e përcaktuara në të. 
    
  •      Interesohuni për detyrimet që ka shkolla e lartë ndaj jush, nëse ajo, për shkaqe të ndryshme, ndërpret veprimtarinë e saj.
    
  •      Nëse konstaton që shkolla e lartë nuk ofron cilësinë e premtuar të studimeve dhe kushtet e parashkruara në kontratë, kërkoni menjëherë të çregjistroheni.
    

Artikull me qellim informues nga Ministria e Arsimit dhe Shkences

Artikull i ngjashem: Si të zgjedhim shkollën e lartë?

Faleminderit Reni