Silva shpëton Spanjën

David Silva është heroi i Spanjës, pasi që ka barazuar rezultatin në momentet e fundit të sfidës së zhvilluar në Meksikë për nderë të 200 vjetorit të pavarësisë së meksikanëve nga spanjollët.

Meksika shfaqi paraqitje tejet të mirë, por edhe spanjollët nuk ishin të motivuar, përkundër faktit se luajtën më të mirët e globit. Javier ‘Chicharito’ Hernandez u përkujdes që pas 15 minutash lojë Meksika të kalonte në epërsi, pasi pa problem shënoi në duel një në një me Iker Casillas.

Megjithatë, atëherë kur të gjithë menduan se Meksika do të shënonte fitore jubilare dhe historike, këtë nuk e bëri edhe David Silva, që me një goditje të lehtë barazoi rezultatin për të shokuar nikoqirët.

Kjo paraqitje e kampionit të botës nuk është aspak imnpresionuese, marrë parasysh faktin se pas tre javësh Spanja fillon kualifikimet për Euro 2012 me sfidën ndaj Liechtensteinit.