Skandali, shkarkohet ministri Ylli Pango

Zyra e marredhenieve me publikun prane Kryeministrise ka bere publike komunikaten per shtyp te zedheneses se kryeministrit Sali Berisha ne lidhje me shkarkimin e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango, pas disa pamjeve te abuzimit te tij me detyren te shfaqura ne emisionin “Fiks Fare”.
“Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur ne media eshte i papranueshem ne moralin dhe standardet e qeverise qe ai drejton dhe kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve”, thuhet ne komunikaten per shtyp publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave.

“Z. Pango lidhur me kete ceshtje i tha kryeministrit Berisha se kemi te bejme me nje montature te mirefillte te medias”, thuhet ne komunikate.

“Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z. Pango nuk mund te sqarohet dhe saktesohet duke mbajtur postin e ministrit”, sqaron me tej zyra per shtyp e Kryeministrise.

Kjo Eshte Video E Cila Tregon Qarte Reagimin E Profesor Ylli Pangos

//youtu.be/r8xexzkEIHY

Prokuroria nis hetimin per skandalin

Prokuroria ka nisur hetimet ne lidhje me skandalin e ish-ministrit te Kultures, Ylli Pango.
Prokuroret kane kerkuar qe te marrin ne dorezim filmimet e realizuara nga emisioni “Fiks Fare” per te vertetuar autencititetin e tyre.

Nderkohe Kodi Penal parashikon penalizime per raste te ngjashme. Zoti Pango nderkohe eshte shkarkuar nga kryeministri Berisha menjehere sapo “Fiks Fare” po transmetonte videon e skandalit.

Burimi:[b]Top Channel[/b]

waa çfare maniaku… epo djem e ashtu kemi te gjithe por ketij nuk i lihet gje pa share. Sa poshte ka rene shoqeria shqiptare :frowning: kane nje cop karrige dhe mendojn se mund te bejne te gjitha femrat qe i dalin para…

shfrytezojne postin per te kenaqur egon e tyre mashkullore, dicka e tmerrshme
mendoj qe vetem shkarkimi nga posti nuk eshte i mjaftueshem…

dicka shum e turpshme per qeverine shqiptare dhe per vet ministrin. por te tilla gjera ndodhin ne te gjith boten.

jam shume dakor me ty
nuk eshte e mjaftueshme vetem shkarkimi nga posti qe ka.

Ne nje interviste ne “Top Story”, 23 vjecarja qe realizoi kameren e fshehte ndaj ish ministrit Ylli Pango, e quajtur vajza x per arsye sigurie, ka rrefyer disa nga detajet e momenteve te regjistrimit te video-skandalit.
“Ashtu sikurse e tha edhe Armir Shkurti, ideja ishte e rende sepse behej fjale per nje pushtetar. Ajo qe na lehtesoi punen ishte fakti se ministri kishte tentuar edhe me vajza te tjera. I gjithe stafi ishte i bindur se sjellja e Pangos do ishte e njejte me ate te sjelljes me vajza te tjera. Nga ana jone nuk ka pasur asnje lloj provokimi. Ne cdo rast kam pasur komunikim me shefat e mi qe me kane mesuar deri diku, duke pasur parasysh pikerisht piken e provokimit”, eshte shprehur vajza x.

Ne vijim te intervistes, ajo pohoi se u ndie keq ne ato momente. “Si femer jam ndier shume keq dhe ne raste te tilla te ben te mendosh sa e veshtire eshte te jesh femer ne kete bote. Asgje me pak dhe me shume nga ajo qe eshte transmetuar nuk ndodhi. Pata frike sepse gjerat mund te shkonin me thelle dhe ne nje pike pa kthim per mua, duke pare reagimin e tij shume agresiv”, thekson gazetarja investigative e “Fiks Fare”.

Pyetjes nese mendoi qe gjithe skenarin ta linte pergjysme, ajo i eshte pergjigjur duke thene se shume here gjate realizimit te kameres se fshehte, e mendoi kete. “Mendova te lija gjiththcka, por ana profesionale me shtyu te shkoja deri ne fund. Me vjen mire qe u sherbeva githe atyre vajzave qe sapo dalin nga bankat e universitetit dhe shpesh here hasin kete si kriter per t’u punesuar”, perfundon vajza x.

Reagimi Ne Parlament Pas Skandalit Pango

//youtu.be/2ykX682TFEU

Topalli: Pango te dorezoje mandatin

“Si kryetare parlamenti i kerkoj Ylli Pangos te leshoje mandatin e deputetit”. Keshtu deklaroi sot ne kuvend, kryetarja Jozefina Topalli.
Duke u shprehur se eshte ndjere e tmerruar nga ajo qe ka ndodhur me nje minister, Topalli e konsideroi Pangon, si nje tradhtar te qytetareve shqiptare qe e kane votuar.

“Ne vendosem nje standart. Kryeministri Berisha e shkarkoi ministrin 4 minuta pasi u shfaq skandali”, u shpreh Topalli.

Leskaj: Shteti i goditur

Pak para kryetares se parlamentit, mori fjalen drejtuesja e deputeteve socialiste, Valentina Leskaj, e cila kerkoi qe Pango jo vetem te dorezoje mandatit, por te pergjigjet para drejtesise, per shkeljen e ligjit te sherbimit civil.

“Ministri juaj ka shkelur kodin dhe duhet te shkoje atje ku e ka vendin. Skandali tregoi se ku ka perfunduar dhe se si eshte goditur shteti shqiptar”, u shpreh Leskaj.

Sipas zonjes Leskaj, me kete ceshtje eshte tronditur plotesisht besueshmeria e shtetit, dhe nuk mund te mbetet me thjesht dicka private

Meta: Pango te mos shkele me ketu

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, kerkoi qe Ylli Pango te mos shkele me ne kuvend, ndersa qytetareve shqiptare u kerkoi qe te mos i votojne me individe te tille.

“Nuk mund te rrisim femijet tane ne nje vend me lakuriqesi politikanesh. Kjo eshte e neveritshme dhe e ben te ardhmen tone, te pashprese, pasi nuk mund te qeverisemi nga politikane qe tallen me hallexhinjte”, u shpreh Meta.

Sipas tij, eshte skandaloze qe ne Shqiperi vendet e punes merren ne menyre perverse dhe per kete fakt eshte informuar i gjithe opinioni nderkombetar, per shkak te jehones qe pati ngjarja e transmetuar ne emisionin “Fiks Fare”.

Tiranë - Ish Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango ka reaguar për herë të parë pas skandalit të videove të publikuara në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel. Moderatori i emisionit “Opinion”,Blendi Fevziu ka arritur të bëjë një lidhje telefonike të drejtpërdrejtë me zotin Pango. Ky i fundit ka mohuar gjithçka dhe u shpreh se videot e transmetuara janë tërësisht larg të vërtetës dhe se janë montazhuar me mjaft mjeshtëri duke i kthyer ato në të besueshme. Sipas tij vajza që bëri videon ishte e njohura e tij dhe i ishte ofruar për punë, pas sugjerimit që i kishte dhënë një mik i tij në Top-Channel". Unë e kam njohur atë vajzë prej kohësh dhe ka qenë ajo që më ka joshur, por këto biseda janë prerë nga Top Channel", është shprehur ai.

Zoti Pango ka kërkuar që të dalë edhe kaseta e plotë, që sipas tij do të zbardh të vërtetën. Vetë Pango akuzoi drejtuesin e emisionit Filip Çakulli dhe kryetarin e opozitës Edi Rama për një bashkëpunim të tyre për të hedhur në grackë atë.

Provokacionit të parë ai deklaroi se i ka rezistuar më së miri ndërsa drejtuesit e “Fiks Fare” janë detyruar që të rekrutojnë vajzën e dytë të cilën Pango e njihte prej kohësh, biles kishin dhe dalje të përbashkëta televizive. Pango deklaroi se vajzës së shtëpisë ai nuk i ka kërkuar një shfaqe me rroba banje dhe pranon se kërkesa ishte disi e tepruar por kjo vinte pasi ai e njihte prej kohësh dhe kishin një farë konfidence.

Pritet që zoti Pango të sqarojë gjithë pozicionin e tij në një konferencë për shtyp.

per mendimin tim te gjithe bejne keshtu se mos vetem ai…por donin ta hiqnin dhe e zbuluan me stil…

Dhe une ashtu them,nuk eshte as i pari as i fundit,po te vume shkelmin ne shqiptaret zor ta heqim me dhe shyqyr qe gjeten nje lajm mediad dhe tani s’pushojne me.Nuk po them se eshte nje gje e mire ajo qe ka bere ai,por shyqyr qe e kapem dhe o burra tani te gjithe duke e sulmuar.

E pra, se nuk mund të jetë edhe aq fare njeriu. Qeni nuk të kafshon po nuk e ngacmove. :wink:

Nejse. Lufta për karrige është e fortë dhe mjerë kujt i bie lapsi të ngrihet nga ajo.

ashtu eshte…u merzita, kam dy dite qe vetem ky lajm jepet ne cdo stacion tv…mjaft me…te gjithe per pushtet luftojne

o po nuk kan lajm tjeter keta KOMUNISTAT E TOP CHANNEL nje nga televisonet me falls ne te gjithe boten.
se po duket qarte se eshte nje puc e organizuar nga ata vet per ish ministrin Pango.

Duhet te presim derisa te zbulohet tamam e verteta qe te shohim si ishin me te vertete rrethanat por gjithesesi ky mbetet nje akt i turpshme qe nuk i shkon per shtat nje njeriu si Ylli Pango.

Une dua te them dicka se “Fiks Fare” ka vepruar ne menyre skandaloze jo vetem me Profesor Pangon po dhe me shume te tjere,“Fiks Fare” duhet te nxjerri vidion origjinale nje here ashtu sic eshte,dhe se si ajo vajza x eshte e veshur(ne menyre provokuse) origjinal si nje …dhe se cdo mashkull ashtu do te kishte vepruar dhe me keq biles,dhe pastaj njerzit te nxjerrin konklozionin e tyre.

Ai duhet te gjykohet……
Duhet te gjykohet, jo se veproi ne ate menyre, po se shfrytezon postin per te bere ashtu gjerash……… sigurisht qe nuk eshte faji i tij qe femrat pranojne vete te bejne gjera te tilla, po jo duke shrytezuar poziten e tij

shkarkimi nuk esht i mjaftueshem per ket idiot ket duhet me var para popplit si shum tjer qka jan duke e ndjekur rrugen e tij se ka ala tipa si ky qka e njekin rrugen e tij

Une kisha degjuar me kohe qeYlli Pango shfrytezonte poziten per gjera te tilla por nuk mundja te isha i sigurte 100 per 100. Kjo ma vertetoi ate qe flitej per te.
…Mbase ka shume te tjere si ai, por jo te gjithe zbulohen… Turp!

Ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango, i ftuar në emision “Studio24” të televizionit News24, ka sqaruar lidhur me skandalin e seksit. Pango tha se videoja, ka qenë një montim dhe kurth. Shkarkimin nga kryeministri Berisha ndërkaq, Pango e cilësoi të drejtë.

Ndërsa për pamjet e transmetuara, Pango është shprehur, se në transmetim janë vendosur sekuenca të përzgjedhura. Sulmet me transmetimin e pamjeve ai i ka quajtur si sulme barbare, një linçim politik dhe ai ka shtuar se do të ngrejë një padi penale.

Ai ka shtuar se do të botojë dhe sms të cilat janë dërguar në celularin e tij si pjesë e kurthit të ngritur nga “Fiks Fare”. “Me këtë situatë të krijuar këta njerëz kërkojnë të më çojnë drejt vet vrasjes, por kjo gjë s’do të ndodhë”, ka shtuar Pango.

Ndërsa i pyetur me të ardhmen e tij, Pango është shprehur se shumë njerëz kërkojnë që ai të degradohet, por kjo gjë s’do të arrihet. Ndërsa për titullin profesor ai është shprehur se këtë titull s’ka të drejtë t’ia heqë askush, dhe botimet dhe veprat e tij do të qëndrojnë në jetë.

Turp,turp i madh per Shqiperin shume turp ncncnncnc,.,.,.,.

u dukte shum mire qe ishte nje puc i oragnizuar nga vete bastardat e top channel gjithmone te shtyer nga te PS-se. sigurisht eshte turp pe nje person si PANGO, por ka dhe te tilla femra qe per nje vend pune jan gati te bejne gjithcka.
dhe dicka tjeter e bejne dhe per fame per te thene jam e dashura e nje ministri.