Skype, Yahoo dhe Google, në rrezik nga hackerët iranianë

Kompania për siguri Comodo, e cila, mes tjerash, jep edhe certifikate digjitale, ka bërë të ditur që një hacker ka anashkaluar mbrojtjen e serverëve të kësaj kompanie dhe ka ardhur deri te certifikati i cili mund të shfrytëzohet për sulme në Skype, Yahoo, Google, Microsoft Live.com dhe websajte dhe shërbime të tjera të popullarizuara. Thuhet që IP adresa e sulmuesit çon në Iran, kështu që autoritetet e SHBA-së konsiderojnë që bëhet fjalë për një sulm të organizuara nga Qeveria iraniane.
Me certifikatën origjinal hackeri mund të krijojë një web sajt të sigurt të rremë duke ia paraqitur shfrytëzuesit në browser dëshminë legjitime të legalitetit të tij, gjë që mund të shfrytëzohet për llojin e sulmit man-in-the-middle. Madje edhe kur për qasje në sajte shfrytëzohet SSL-ja.
Comodo ka bërë të ditur që tashmë e ka anuluar certifikatën, gjë të cilën e kanë edhe developerët më të mëdhenj të browserëve në versionet e fundit të softuerit të tyre, kështu që përpjekja e hackerëve për t’u loguar në login.yahoo.com nuk ka pasur sukses.
Nëse vërtet bëhet fjalë për sulm të organizuar nga ana e shtetit, ky do të ishte i pari i tillë që vjen nga Irani dhe nëse kjo del të jetë e vërtetë, ka mundësi që bëhet fjalë për një përpjekje për hakmarrje për sulmin amerikan në stabilimentet nukleare përmes krimbit Stuxnet i cili për shumëkënd ishte i suksesshëm.
Ky rast ka ngritur shumë pluhur sepse ka treguar në dobësinë e sistemit aktual të mbrojtjes së përmbajtjeve në Internet që bazohet në certifikate.