Snoop Dogg dëshiron të jetë gjakpirës

Reperi Snoop Dogg thotë se është një fans i madh i “True Blood” dhe do të dëshironte të sigurojë një rol në serinë e frikshme televizive.
“Më pëlqen ky shou. Do të doja të jem në të. Do të isha një vampir i tmerrshëm, apo? Çfarë presim? ‘True Bood’, ejani, Snoop Dogg dëshiron të bëhet vampir”, ka thënë reperi.

Snoop nuk është ylli i vetëm që shfaq interesimin për krijesat gjakpirëse. Aktorja Katie Holmes së fundi ka thënë se ajo pëlqen të shohë filma horror dhe do të kishte kënaqësinë të luante vampirin nëse pranon ndonjë skenar të përshtatshëm