Sonte Danimark - Shqiperi ,jepni komentet tuaja

UNE MENDOI QE SHQIPEIA NUKE FITONE JAME ME SHQIPERIN:ciao:

a di gje ku mund ta shikoj ndeshjen???

ku shifet kjo ndeshje mor aman…???

Sapo perfondoi pjesa e pare e ndeshjes Danimarke-Shqiperi ku kryeson Danimarka me rezultatin 2-0.
Skuadra jone ka bere nje loje te mire ne minutat e para te lojes,por ne minuten 30 Danimarka ka ndeshkuar me golin e pare,pas nje gabimi te prtierit Hidi,dhe po keshtu ne minuten 37,pas nje gabimi trashanik do te thoja te mbrojtjes tone jemi ndeshkuar me golin e dyte,shresoj qe ne pjesen e dyte te bejm nje loje sa me te mire,dhe te mos pesojm me gol,se per te shenuar me duket pak e veshtire.

:?nuk jam interesuar fare per ndeshjen

Sapo perfundoi ndeshja Danimark Shqiperi,rezultati final 3-0 fiton Danimarka,prap portieri Hidi beri gafen e dyte dhe u ndeshkuam perseri,perfundimisht jemi nje Kombtare futbolli qe duhet punuar shume qe te arritet dicka, dhe duhet nje shpirt gare paksa me i madh se kaq.

Po si ka mundesi o njerez si u bame gazi i botes…a ma shpjegon njeri pse nuk ka shtet qè na do…???
Po kaq te kqi jemi ne… Si edhe italiani i duqes te na urrej si rrac…
Un nuk e di si do tja dalim mban…shpresoj qe shqipnia te behet mir e mos te rrim me kto te degjeneruar e kto njerez te ipokrizuar…

Skeda e ndeshjes

[b]DANIMARKË-SHQIPËRI 3-0

Shënues: Andreasen 31′, Learsen 38′, K.Poulsen 80′

DANIMARKA: Sorensen, C.Poulsen, Andreasen, Agger, M.Jakobsen, L.Jacobsen (J.Poulsen 46′), Jensen (Bendtner 34′), Rommedahl (Borring 71′), Kahlenberg, Jorgensen, Larsen. Trajner: M.Olsen

SHQIPËRIA: Hidi, Vangjeli, Dallku, Curri, Agolli, Duro, Bylykbashi (Beqiri 82′), E.Bulku (Salihi 46′), G.Lika, Skela, Berisha (Memelli 85′); Trajner: A.Han [/b]

Si e nisën ndeshjen dy skuadrat(Formacionet)

Tre gabimet e Isli Hidit dhe mbrojtjes tone kane mjaftuar qe Shqiperia te mundet 3-0 nga Danimarka e cila ka hedhur nje hap te sigurt drejt fazes finale te Boterorit 2010. Starti i mire per vendasit te cilet rrezikuan 2-3 here, por pa arritur te ndeshkojne.
Pas minutes se 20-te vijne momentet me te mira per kombetaren tone e cila pervec se mbajti topin arriti te krijoje disa raste ne porten e danezeve.
Ne momentin me te mire tonin, Isli Hidi gabon rende. Gjuajtja e Andreasen perfundon ne rrjete, nje gol qe starton festen e danezeve.
7 minuta me vone eshte Larsen qe perfiton ne fillim nga nje mosmarreveshje Curri-Agolli dhe me pas nga nje gabim i portierit Hidi duke dyfishuar rezultatin.
Ne te dyten Haan hedh ne fushe sulmuesin Salihi, por qe zgjedhjet e tij edhe ne kete sfide nuk funksionuan.
Danezet vazhdojne te tregojne superioritetin e tyre edhe ne 45 minutat e dyta. Mundi i tyre u shperblye edhe ne kete pjese nga portieri yne Isli Hidi.
Pas nje daljeje te gabuar te shtatlartit Hidi, Poulsen shenon golin e trete.
Ne kete sfide per perfaqesuesen shqiptare i vetmi qe arriti te qendroje ne kembe dhe te beje nje loje te mire ishte mbrojtesi Kristi Vangjeli, ndersa per te tjeret ishte nje tjeter ndeshje e deshtuar.
I vetmi shqiptar i duartrokitur ishte presidenti i Republikes, Bamir Topi, tifozi vip i kombetares shqiptare qe nuk arriti t’i gezohej te pakten nje barazimi.

Disa Caste nga ndeshja Danimark-Shqipri

//youtu.be/iOQj9pZPxzs

[b]Zhgënjen Kombtarja e Shpresave, shkatërrohet 5-2 nga Skocia

Skocia: Martin, Skobi, Kadis, Hanlon, Miçell, Mekdonald (Meguin 68′), Banan (Flek 66′), Shajni, Meguajër, Arfild, Guduilli (Mërfi 71′). Trajner: Billi Stark

Shqipëria: Moçka. Arbri, Malota, Bici, Veliu, Hyka, Lilaj, Karabeci, Vila, Malindi, Januzi. Trajner Artan Bushati.

Shënues: Guduilli 36′, Meguajër 51′, Shanji 54′, Mërfi 74′, Meguin 90′\ Hyka 73′, Vila 89′

Kartonë të verdhë: Arbri, Mërfi

Gjyqtar: Zsolt Szabo (Hungari)[/b]

“Radiografia”

9′- Hyka depërton fuqishëm nga e majta, kroson për Januzin, i cili rrëzohet në zonë, por për gjyqtarin nuk ka penallti.

14′- Përsëri Hyka është i saktë nga e majta, futet në qendër, godet, por jashtë.

18′- Hyka është i papërmbajtshëm, i afrohet zonës, por goditja e tij kthehet nga mbrojtja, kontrollon Vila, godet fluturimthi, por pret i sigurt portieri vendës.

27′‑ Jahmir Huka jep një top të gjatë për Karabecin, i cili nuk arrin ta kontrollojë përballë portierit.

35′‑ Gabim i rëndë I mbrojtjes shqiptare. Bici me Malotën tregohen të pakujdesshëm, përfiton Guduilli, i cili përballë Moçkës tregohet i saktë. 1‑0.

38′- Kundërsulm i shpejtë i Skocisë me Meguajërin, i cili kroson në qendër, por nr.10 godet keq.

39′- Karabeci, nga distance, gjuan keq.

50′- Kundërsulm i shpejtë i Skocisë me Guduillin, i cili nga e majta nxjerr të lirë Meguajërin, i cili nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë, 2‑0.

54′‑ Përsëri kundërsulmon Skocia, që pas disa goditjeve radhazi shënon me Shajnin. 3‑0.

69′- Guduilli provon nga distance, jashtë kuadratit.

73′‑ Hyka kontrollon bukur një top të goditur keq nga mbrojtja, depërton në qendër dhe rreth 20 metra larg godet saktë. 3‑1.

74‑ Aksion i gjatë i skocezëve. Mërfi i pambuluar në zonë e dërgon me kokë topin aty ku nuk mund ta arrijë Moçka. 4‑1.

81′- Shajnai ka mundësi të shënojë golin e pestë, por gjuajtja e tij prirët me portën përfundon jashtë.

83′- Meguajër nuk arrin ta devijojë një top shumë pranë portës.

89′- Vila shkarkon të djathtën nga një distancë e largët, duke shkurtuar sërish rezultatin. 4-2.

90′- Meguin ka bërë mrekullinë, duke e dërguar topin në rrjetë pas një goditjeje me thembër. 5-2.

Burimi:Top-channel & Sporti Shqiptare

pershendetje.do doja te dija nese cmendim keni per keto paraqitje surprize qe na je kombetarja jone e futbollit.mua personalisht me kane zhgenjyer shume.nuk jemi me amatore as ne epoken e komunizmit.hej o cuna luani pak dhe na beni krenare si me greqine dhe portugaline.tung te gjithe:Dve

forca shqiperia jepuni zemer kombetares qe ta na kenaqe se na merziten keto humbje

forca shqiperia jepuni zemer kombetares qe ta na kenaqe se na merziten keto humbje