Sony blene Firmen Cloud-Gaming Gaikai per 380 Milion Dollare

Sony Computer Entertainment eshte duke bere marreveshjen per blerjen e Firmes Gaikai Inc nga Kalifornia per rreth 380 Milion Dollare e cila do te paguhet komplett me aksione.

Firma ishte themeluar ne vitin 2008 dhe ajo tashme ka disa lojera te importuara nga Sony ne sherbimin e vet Cloud (re) si “Mass Effect 3” dhe “Need for Speed: The Run”. Versionet Cloud te lojerave u mundesojne perdorueseve te TV-ve LG dhe Samsung Smart TV`s te luajne permes Streaming (transmetim online nepermjet internetit). Sony me platformen Gaikai deshiron te beje nje sherbim komplet i cili u mundeson perdorueseve nje argetim interaktiv te gjithperfshirshem.

Ne fillim te Qershorit (sic raporton Fortune), Gaikai i kishte porositur Bankat qe te gjejne nje bleres. Cmimi atekohe ishte menduar te jete plot 500 Milion Dollare. Para nje jave e mohoi kete CEO i Gaikai, David Perry ne Panairin e lojerave E3 por edhe se ka pasur nje marreveshje ne mes Firmes se tij dhe Sony-t. Tani Perry e komenton blerjen si ne vijim: “Ndihemi te nderuar qe mundem ti ndihmojme Sony-t qe ta marri nen kontroll sherbimin Interaktiv te Cloud-Gaming (lojerave ne re) dhe ta zgjeroje Ekosistemin e vet, duke ju mundesuar keshtu edhe zhvillueseve te krijojne mundesi te reja, te zmadhoje gamen per permbajtje interesante (emocionuese) dhe perdorueseve ne te gjith boten tu ofroje nje pervoje qe te le pa fryme”.

Tani pritet vetem konfirmimi final i marreveshjes edhe pse Sony vete nuk ka dhene ndonje date per perfundimin e saj.