Sony prezanton Tabletin super të hollë, Xperia Z4 (foto)

Sony ka prezantuar Tabletin e vet te quajtur Xperia Z4 ne Barcelone, ne kongresin boteror mobil, MWC, i cili ka diagonalen e ekranit 10,1" por eshte super i hollë!

Tableti peshon 389 gram dhe ka trashesine prej 6.1mm. Galaxy Tab i Samsung sikunder ka trashesine 6.6mm dhe peshon 463gram. Tableti Z4 i Sony ka CPU-ne octa-core Snapdragon 810, ekranin 2K dhe memorien e integruar prej 32GB dhe eshte rezistent ndaj ujit.

Pajisja do te vije ne te dyja variantet: Wi-Fi dhe LTE (ky i fundit peshon pak me shume, 393g). Te dyja versionet do te dalin ne tregun boteror ne Qershor te ketij viti.

Me ne fund Sony po e shikon seriozisht tregun e Tablet :slight_smile:

ishte koha para smartphone kur kisha simpati per Sony-n dhe produktet e saj! Tani perveç PS4 s’ka mbetur gje tjeter ta dua…