Sorrat merren vesh për hakmarrje

Nëse nuk doni që t’ju mbajë mend ndonjë sorrë, mendoni mirë para se ta shikoni ndonjërën. Sepse ju nuk do ta mbani mend atë, por ajo juve po. Shkencëtarët kanë dëshmuar që sorrat i njohin njerëzit edhe kur mbajnë maska, dhe nuk i mbajnë mend vetëm individët, por edhe grupet. Është mirë që as të mos t’i qortoni, sepse e mbajnë mend edhe këtë. Edhe pse ne nuk mundemi t’i dallojmë, ato dallojnë njëra-tjetrën, por madje edhe paralajmërojnë njëra-tjetrën për rreziqet e mundshme, dhe shumë shpejt të gjitha sorrat e dinë se kë duhet shmangur.
Ndërsa informatat e tilla transmetohen me krakëllima. Prandaj edhe ata të cilët kurrë nuk kanë qenë dëshmitarë të rreziqeve, dinë se kë duhet të kenë kujdes. Por sorrat kanë edhe kujtesë shumë të mirë. Dihet tashmë që dinë të ndryshojnë tërë rrugën e migrimit për të shmangur vendet ku dikur është vrarë vetëm një sorrë. Madje edhe më vonë me gjenerata kujtojnë shtëpinë ku është vrarë ndonjë sorrë dhe shmangen me të madhe.

Planifikojnë me mendjemprehtësi
Derisa sorrat përgatisin ushqimin për kohë krize, me vëmendje përcjellin të gjithë që i shikojnë. Edhe pse shtiren që janë duke e përgatitur, në të vërtetë e fshehin nën pendla dhe pastaj e fshehin në një vend tjetër.

U përshtaten njerëzve

Sorrat vrojtojnë se si funksionon bota dhe këtë gjë e shfrytëzojnë. Për shembull, ndjekin pastruesit në përpjekje për të marrë ushqim, por edhe i gjuajnë arrat nga lartësia, sepse e dinë që do të thyhen.

Konstruktojnë “mjetin” e tyre

Sorrat nga New Caledonia dinë të përdorin materialet për të siguruar ushqim. Kështu lakojnë telat, bashkojnë shkopinjtë apo me ta dëbojnë termitet nga drunjtë dhe po ashtu i zgjidhin edhe problemet për të arritur deri te ushqimi.

Po sorra sorr ngelet :stuck_out_tongue:

ket se kisha ndegju