Spanja e para, Shqipëria e 70-ta

FIFA ka publikuar ranglistën e përfaqësueseve më të mira, listë që ka nxjerrë në piedestal kampionin e botës, Spanjën, kurse Shqipëria është ngritur një pozitë më lartë, në atë të 70-tën.
Spanja dhe Holanda nuk është befasi që okupojnë pozitat një respektivisht dy, por natyrisht se befasi është vendi i tretë, Brazili, që ka tejkaluar Gjermaninë e cila është në pozitën e katërt.

Shqipëria është ngjitur një vend më lart në ranglistën e FIFA-s, jo për shkak të ndonjë progresi, por për shkak të rënies për dy vende të Arabisë Saudite. Duhet përmendur edhe rënia drastike e SHBA-ve prej pesë vendesh.