Sport:Futboll disa lajme shkurt.

Mancesteri thyen cdo rekord

Mancester Junajtid fiton 282-0! Kryesuesit e “Premier League” kane plot tre muaj qe nuk pesojne asnje gol. Mancester Junajtid nuk peson asnje gol ne 12 ndeshje te Premier Lige, duke thyer nje rekord te ri, ne nje kohe qe klubet e tjera te Premier Liges, kane pesuar plot 282 gola ne total. Portieri Edvin van der Sar nuk eshte thyer ne 1,122 minuta, qe kur ne porten e Mancester Junajtid shenoi sulmuesi, Samir Nasri, per ekipin e Arsenalit, me 8 nentor. Edvin van der Sar ndihmoi Mancester Junajtid ne 12 ndeshjet e fundit te Premier Liges, duke mos pesuar asnje gol. Reina i Liverpulit, vjen pas Van der Sar.

Lamtumire Inter, Kuarezma drejt Celsit

Ish-trajneri i Celsit, Hoze Murinjo pranoi se Kuarezma nuk eshte lojtari i preferuar i Interit, ndaj edhe mund te largohet ne nje skuader tjeter. Behet e ditur se eshte arritur nje marreveshje me klubin e Celsit, qe Kuarezma te bashkohet ne fund te kampionatit. Madje lajmi eshte zyrtar, pas mberritjes se faksit, qe verteton marreveshjen mes dy klubeve ne fjale. Ne prag te mbylljes se merkatos se dimrit, klubi i Totenhemit e shihte sulmuesin e Portugalise, si nje perforcim te mundshem. Pas barazimit te fundit me Torinon, Murinjo beri te ditur se sulmuesi nuk mund te qendroje gjate: “Nuk kam punuar kurre me te, por e kam ndjekur si lojtar. Kur ishte tek Totenhemi, apo edhe tek Njukasell, me pelqente shume si lojtar.” Madje Murinjo nuk e ka perfshire 25-vjecarin, Kuarezma ne ekipin qe do te konkurroje ne Ligen e Kampioneve. Kampionet e Italise dhe Mancester Junajtid do te ndeshen me 24 Shkurt, ne ndeshjen e Liges se Kampioneve. Ish-lojtari i Portos eshte larguar nga Porto, per nje shume prej 20 milione euro, por Murinjo shprehet ne lidhje me paraqitjen e tij: “Jam i zhgenjyer. Ai ishte nje lojtar te cilin e dija te Interi, por fatkeqesisht nuk ka qene ne gjendje te perballoje kritikat e leshuara kundrejt tij.”

Mutu, njeriu i fitores per Fioren

Sulmuesi i Fiorentines, Adrian Mutu, i rikthyer pas tre javesh pushim, i dha Fiorentines nje trepikesh te cmuar ne ndeshjen e prapambetur, perballe Bolonjes. Rumuni shenoi ne '6 dhe '16, duke e zgjidhur shume shpejt fitoren ne epersi te ekipit te tij. Goli i Bolonjes dha pak shprese per barazim, por ne fund sulmuesi tjeter i Fiorentines, Zhilardinjo shenoi golin e trete. Keshtu ndeshja mes Fiorentines dhe Bolonjes, e cila eshte zhvilluar nje dite me vonese per shkak te bores, perfundoi ne epersi te vjollcave, 3-1.

Milan hap thesin, 15 milione euro per Beckham

Milan po hedh hapa konkrete ne perpjekjet per te blere nga Los Angeles Galaxy mesfushorin anglez David Beckham.

Kuqezinjte nuk kerkojne te humbasin nje lojtar te vyer si David, duke hapur thesin per te mos e lejuar te largohet ne muajin mars. Sipas tabloidit “The Sun”, drejtuesit e shoqerise italiane i kane bere nje oferte prej 15 milione eurosh skuadres amerikane. Gjithashtu, lojtarit i jane premtuar rreth 5 milione euro ne sezon.

Gjate 5 ndeshjeve te para ne Serie A, Beckham ka shenuar dy gola dhe dhe ka dhene disa asiste per shoket e skuadres, duke treguar se karriera e tij nuk ka perenduar ende. Afati i fundit per t’u bashkuar me kalifornianet e Galaxy eshte data 9 mars.

Arsenal-Arshavin bashkohen deri ne 2012-en

rsene Wenger me ne fund ka arritur te shkepuse nga Zenit Shen Peterburg sulmuesin e talentuar Andrei Arshavin.

Arsenal e mbyll merkaton e dimrit ne menyren me te mire te mundshme. Arsene Wenger me ne fund ka arritur te shkepuse nga Zenit Shen Peterburg sulmuesin e talentuar Andrei Arshavin.

Edhe pse gjate oreve te fundit dukej se gjithcka ishte bllokuar per shkak se palet nuk po binin dakort per detajet ekonomike te marreveshjes, gjithcka eshte zhbllokuar ne finish te orarit zyrtar te mbylljes se merkatos dimerore.

Sulmuesi i kombetares ruse Andrei Arshavin, do luaje me fanelen e “Gunners” gjate 3 sezoneve te ardhshme. Sipas te dhenave te para, mesohet se marreveshja eshte konkretizuar per shifren e 13 milione eurove, ndersa lojtari 27 vjecar ka firmosur nje kontrate qe e lidh me londinezet deri ne vitin 2012.

Robinho: Real me tradhetoi per portugezin Ronaldo

Pak muaj pasi eshte bashkuar me Manchester City, braziliani Robinho rrefen nje prapaskene te levizjeve qe beri Real Madrid per te marre portugezin Cristiano Ronaldo.

I shitur per nje shifer te perafert me 50 milione euro, numri 10 i “citizens” zbulon planin e ish presidentit Calderon per te marre ne “Bernabeu” lojtarin me te lakmuar ne bote.

“Kisha cilesite per te luajtur ne nje skuader si Reali, por aty nuk do kisha mundur asnjehere te behesha numri 1. Nga ana tjeter, tek Manchester City e kam kete mundesi”, pohon Robinho ne nje interviste dhene per gazeten “Marca”.

Ne vijim, ai flet per momentin e largimit dhe cfare e beri te vendoste per te pergatitur valixhet. “Kishin kohe qe donin te me shisnin. Qellimi i tyre ishte te me dergonin tek Manchester United per te marre portugezin Cristiano Ronaldo”, pohon sulmuesi brazilian.

Raul: Deshiroj ta mbyll si Zidane

Ka kaluar rekordin e Alfredo Di Stefano-s duke shenuar 307 gola por kjo nuk e ka bere te mendoje per t’u terhequr. Sulmuesi i Real Madrid, Raul Gonzalez Blanco ka shume deshire te vazhdoje te luftoje per te sjelle trofe te tjere ne “Shtepine e Bardhe”.

“Dua te luaj akoma edhe per 2 ose 3 vjet ne nivele te larta. Deshiroj te jem protagonist si Zidane por kjo eshte nje gje shume e nderlikuar. Nuk eshte e lehte ta mbyllesh karrieren ne formen maksimale. Gjate gjithe ketyre viteve kam ndryshuar shume. Pasi mberrita tek Real isha vetem nje djalosh qe la shkollen dhe papritur e pashe veten duke luajtur ne krah te idhujve te mi si, Butragueno, Michel e Sanchis”, shprehet sulmuesi ne nje interviste dhene per gazeten “AS”.

Ne vijim ai i dedikon nje mendim edhe trajnerit Fabio Capello, duke pohuar se ai eshte tekniku qe e ka ndihmuar me shume ne aspektin profesional.

SHBA kerkon nje tjeter boteror

Pas USA 94, Shtetet e Bashkuara te Amerikes mund te presin nje tjeter kampionat boteror.

Sipas shefit te Federates Amerikane te Futbollit, institucioni qe ai drejton do punoje per te fituar te drejten e organizimit te nje tjeter aktiviteti me permasa kaq te medha.

“Kupa e Botes eshte evenimenti me i madh sportiv ne bote dhe te kesh mundesine ta mirepresesh serish eshte nje nder i madh dhe nje sfide e jashtezakonshme”, thekson Sunil Gulati.

Ne vijim te deklarates, ai beri te ditur se SHBA ka zyrtarizuar kandidaturen per vitet 2018 dhe 2022. Heqja e formules se rotacionit ka bere qe per boterorin e vitit 2018 dhe 2022 te kete shumllojshmeri gjeografike per sa i perket vendeve kandidate.

Frenk Lampard i pezulluar për tre ndeshje

Londër - Federata Angleze e Futbollit e ka dënuar me tre javë përjashtim futbollistin e Çelsit, Frenk Lampard. Lampard është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 60-të të takimit Çelsi-Liverpul që u luajt këtë fundjavë.

Skuadra e Çelsit u mund me rezultatin 0-2, humbje kjo që i lejon shkëputjen me tre pikë skuadrës së Liverpulit. Klubi i Çelsit kërkon rishikimin e masës ekstreme të marrë nga federata ndaj futbollistit Frenk Lampard.

Bajerni i Mynihut siguron për vitin tjetër Baumjohann

Mynih - Bajerni i Mynihut ka arritur të shohë përtej merkatos së sapombyllur të janarit. Kampionët e Gjermanisë, pas marrëveshjes me Oliçin nga Hamburgu dhe me ukrainasin Timoshçuk, kanë arritur të sigurojnë për vitin e ardhshëm mesfushorin gjerman, Alexander Boumjohann.

Futbollisti 22-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin bavarez që përfundon në fund të vitit 2012. Boumjahann do të vijë me parametra zero nga skuadra e Borusia Myshenglanbahut në muajin gusht.

Maldini: Do të luaj edhe njëherë për Italinë

Mbrojtësi legjendar i Milanit dhe Italisë, Paolo Maldini, u ka premtuar miliona fansave të tij se do ta vesh fanellën e Përfaqësueses Azzure edhe njëherë, para se të pensionohet si futbollist. Tifozë të shumtë të Maldinit kanë kërkuar që legjenda italiane ta vesh edhe njëherë fanellën e përfaqësueses së Italisë para se ta mbyll karrierën si futbollist, ndërkaq mbrojtësit të Milanit i ka pëlqyer kjo ide. “Ta vesh edhe njëherë fanellën e Italisë do të ishte kënaqësi për mua. Nuk do të ishte një rikthim në ekipin kombëtar, por moment i shkëlqyer për ta festuar karrierën time të gjatë me Italinë. Prandaj do të isha i ngazëllyer ta bëj këtë gjë”, ka thënë Maldini për “Milan Channel”.

Interi do të ndryshojë sulmin

Tashmë është bërë e ditur për të gjithë se pas shitjes në formë huazimi të Quaresmas te Chelsea është një project shumë I qartë për të sjellë Didier Drogba te Interi në sezonin e ardhshëm.Por sulmuesi nga Bregu I Fildishtë mund të mos jetë përforcimi i vetëm në repartin e avancuar të paktën nga inform,acionet që vijnë nga rruga Durini.Hoze Murinjo ka në fakt në mend që të rinovojë artilerinë e tij me përjashtim të suedezit Ibrahimovic.Në fund të sezonit Crespo do të jetë I lirë që të shkojë në një klub tjetër.I njëjti fat edhe për argjentinasin tjetër Hulio Kruz ndërkohë që luzitani ka ende dyshime të mëdha në lidhje me qëndrimin e Adrianos dhe Ballotellit.Në se në qershor do të realizohej me të vërtetë ky skenar i planifikuar duhet thënë se Morati do të bëjë investime të mëdha për të plotësuar boshllëqet në sulmin zikaltër.Investime që do të përqëndrohen të gjitha te Sergio Agueero një ëndërr e ndaluar deri tani për presidentin zikaltër për të cilin do të shfrytrëzohen marrëdhëniet e mira me Maradonën.Ndërsa pista tjetër është ajo e rikthimit të Roberto Aquafreskas i cili po bën një sezon të shkëlqyer me Kaljarin dhe sezonin e ardhshëm mund të rikthehet në bazë.Ndryshime në horizont në shtëpinë zikaltër e cila duket sikur do të rinovojë sulmin e saj.

Ranieri: Duam të kalojmë turin në Kupën e Italisë

Torino - Tekniku i Juventusit, Klaudio Ranieri, e sheh me mjaft rëndësi ndeshjen me Napolin për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Kjo është ndeshja e fundit për këtë tur, pasi tre ndeshjet e tjera janë luajtur më parë. Ndeshja është parashikuar për t’u luajtur nesër në orën 20:45 në stadiumin “San Paolo” të Napolit.

“Kupa e Italisë ka një rëndësi të veçantë për ne, sepse, siç e kam thënë shumë herë, ne duam që të bëjmë paraqitje të mira në të gjitha kompeticionet dhe t’u shkojmë deri në fund të gjithave, -deklaron Klaudio Ranieri. Kjo e nesërmja është një ndeshje mbijetese, dhe ne jemi të përgatitur plotësisht për ta fituar atë”.

Përballjet e këtij turi janë vetëm me një takim, dhe skuadra që do të fitojë nesër do të përballet në gjysmëfinale me Lacion. Çifti tjetër gjysmëfinalist është ai mes Interit dhe Sampdorias.

Bufon dhe Markioni jashtë listës së Ranierit

Torino - Bufon dhe Markioni nuk janë në listën e lojtarëve te thirrur nga tekniku Ranieri në prag të ndeshjes së Juventusit me Napolin për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Kludio Ranieri në këtë përballje duhet të bëjë edhe pa Kielinin, Zanetin, Zebinan, Salihamixhixhin, Ekdalin dhe Knjezeviçin.

Duke u rikuperuar është Maninger, Kamoranezi, Tiago dhe Xhovinko. Më poshtë do të paraqesim edhe listën e plotë me emrat e futbollistëve të thirrur nga Klaudio Ranieri për ndeshjen që Juventusi do të luajë me Napolin.

FIFA mbështet FIGC-in për pezullimin e futbollistëve

Presidenti i FIFA-s, Jozef Blater, i është përgjigjur sot në mëngjes letrës së dërguar dje nga numri një i Federatës Italiane të Futbollit, Xhankarlo Abete, lidhur me pëzullimin për një vit të futbollistëve Manini dhe Posancini. Blater i ka dhënë mbështetjen e plotë institucionit italian lidhur me vendimin ekstrem ndaj dy futbollistëve.

Futbollistët janë pezulluar nga TAS (gjykata sportive italiane) për një vit nga futbolli, pasi ata janë prezantuar me vonesë në testin anti-doping në prag të përballjes mes Breshias dhe Kievos në dhjetorin e vitit 2007.

Radio Valencia-Cadena SER ka raportuar së fundmi se drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, ka udhëtuar në mesjavë drejt Spajës për të ndjekur miqësoren me Anglinë, pikërisht për të kqyrur performancën e mesfushorit të Valencias, David Silva. Seko ka takuar Hoze Vinsente Segiu, pefaqësuesin e Valencias, të cilit ika bërë ofertën zyrtare prej 30 milionë eurosh, 25 milionë në dorë, ndërsa pjesa tjetër do të jepet pasi të shikohet performanca në vazhdim e lojtarit. Me gjithë refuzimet e vazhdueshme të Valencias në lidhje me shitjen e “yjeve” të saj, Seko ka kërkuar një takim zyrtar me presidentin Vinsente Soriano, që mund të mbahet javën që vjen. Gjithashtu besohet që Juventusi do t’i ofrojë Silvës një kontratë 5-vjeçare, për 4.5 milionë euro në sezon.

Galaksi: Bekham, prapakthehu!

Milani nuk ka bërë ofertën e duhur. Ky është konkluzioni i pronarëve dhe drejtuesve të Los Anxhelos Galaksi, të cilët janë shprehur prerë se Devid Bekham do të kthehet në SHBA në datën e caktuar, pra pikërisht më 9 mars. Presidenti i “Anchutz Entertainment Group” (pronarët e Galaksi), Tim Liuik, tha se nuk ka marrëveshje me Milanin. “Bekham do të kthehet më 9 Mars dhe nuk dëshirojmë të vazhdojmë me bisedimet. Sepse kjo nuk ndikon aspak mirë në skuadër, te trajneri dhe te fansat tanë. Kjo ishte hera e fundit që u fiutën në bisedime për këtë problem.” Sipas të gjitha gjasave, Milani duket se nuk ka bërë ofertën e duhur, për t’i kënaqur drejtuesit e Galaksi. “Jam i sigurt që Milani do të bëjë oferta të reja, por neve nuk na intereson të humbin besiminte fansat tanë. Milani e ka humbur kredibilitetin ditë pas ditë dhe nuk janë treguar seriozë me ne. Nuk është kjo mënyra e duhur për të bërë marrëveshje”, - është shprehur Liuik. Sipas klubit amerikan, oferta e Milanit nuk i kaloi asnjëherë 10 milionë euro, edhe pse kërkesa fillestare e Galaksi ishte 15 milionë. “Kërkuan ta shfrytëzonin Bekhamin dhe ne, por kjo s’është aspak serioze. Për njëmuaj fillon kampoionati ynë, kështu që e duam Bekhamin këtu, për të mos ndikuar më shumë për keq në skuadër. Nuk dëshirojmë të prishim imazhin te fansat tanë.”

Alseandro Nesta, lamtumirë futbollit?

Nuk është e thënë që Alesandro Nesta të kthehet sa më shpejt në fushën e blertë. Mbrojtësi i Milanit rrezikon t’i thotë lamtumirë futbolit në moshën 33-vjeçare. Dje Nesta ka pasur dhimbje në shpinë, çka do të thotë që nuk është shëruar nga dëmtimi që ka pësuar muaj më parë. Nesta nuk luan futboll që prej tre-katër muajsh dhe pritej të rikthehej formacionit të Milanit në derbi me Interin. Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por Nesta duhet t’i bëjë mirë llogaritë me shëndetin e tij. Sipas burimeve pranë klubit kuqezi, diskutohet për një operacion të mundshëm, që do ta mbante për shumë muaj të tjerë jashtë fushës. Në këtë pikë, në moshën 33-vjeçare, Nesta po mendon tërheqjen nga futbolli, pasi edhe nëse do të rikthehet, nuk do mund të luante në nivelet e mëparshme. Milani është persekutuar në këtë sezon nga dëmtimet e shumta të futbollistëve, çka është reflektuar edhe te rezultatet, që nuk janë të kënaqshme. Milani renditet në vendin e tretë, me tetë pikë më pak se Interi i vendit të parë.

Burimi:Sporti Shqiptare

Reali e çon në -10 diferencën me Barcelonën
Të paktën kampionati spanjoll ka dalë nga rutina. Ishim mësuar të shikonim çdo javë dy skuadrat e para të fitonin, ndërsa diferenca mes tyre mbetej e njëjtë. Real Madrit ka fituar thellë në ndeshje e sotme në transfertë me Sporting Gijonin, duke konformuar formën e mirë që po kalon. Në fazën e parë Raeli e ka mundur 7-1 Gijonin, ndërsa në fushën e tij nuk ka bërë më shumë se katër gola. Barcelona, pas shumë e shumë javësh është ndalur në transfertë nga Betisi, që në pjesën e parë kryesonte 2-0. Diferenca mes dy skuadrave më të mira të kampionatit Spanjoll ka shkuar në 10 pikë, por është ende herët për të thënë që lufta për titull është rihapur. Sot janë luajtur takimet e mbetura të Primera Divizion, që ka dhënë rezultatet e mëposhtme:

Sporting Gijon 0 - 4 Real Madrid
(15′ [0 - 1] Raul, 37′ [0 - 2] K.J. Huntelaar, 49′ [0 - 3] V.d.S.J. Marcelo, 76′ [0 - 4] Raul)

Almeria 3 - 2 Valladolid
(17′ [0 - 1] S.G.P. Leon, 22′ [0 - 2] H. Goitom, 62′ [1 - 2] A. Crusat, 70′ [2 - 2] K. Uche, 78′ [3 - 2] A. Negredo )

Athletic Bilbao 1 - 1 Recreativo Huelva
(33′ [0 - 1] F. Aitor, 50′ [1 - 1] G. Toquero)

Numancia 0 - 1 Mallorca
(21′ [0 - 1] A. Aduriz)

Racing Santander 1 - 1 Villarreal
(24′ [1 - 0] N. Zigic, 42′ [1 - 1] S. Cazorla)

15/02/2009
Burimi:Sporti Shqiptare

Superylli i Milanit, Kaka, thotë se rosonerёt e kanё marrё me seriozitet garёn e Kupёs UEFA kёtё sezon dhe se sё shpejti do tё ketë njё trofe tjetër nё duar.
“Milani do t’u rikthehet trofeve sё shpejti. Nё futboll ka momente tё mira dhe jo tё mira, por nёse jeni nё njё klub tё shkёlqyeshёm, sigurisht se kohёt e mira do tё rikthehen si edhe shanset pёr tё fituar trofe”, ka thёnё Kaka.

Rosonerёt kanё udhëtuar nё Gjermani ku sonte do tё përballen me Werder Bremenin nё kuadër tё rundit tё tretё tё Kupёs UEFA.

Ndёrkohё, Kaka ёshtё lidhur sёrish me njё kalim nё Manchester City, pasi ditёve tё fundit mediat angleze kanё shkruar se klubi i Premierligёs planifikon tё bёjё ofertё edhe gjatё verёs pёr yllin brazilian.

Saki “e sponsorizon” si trashëgimtarin e kapitenit. Bufoni e bekon, por duhen 20 milionë euro

Në shtëpinë e Juves lëvizjet e merkatos, në prag të qershorit që vjen, kanë filluar prej kohësh. Objektivi kryesor është të gjëndet një zëvendës i Nedvedit. David Silva i Valencias është individualizuar si numri një. Vlera? 25 milionë euro. Por drejtuesit bardhezinj po punojnë edhe për Antonio Kasanon. Presidenti Koboli Xhilji ia ka hapur dyert barezit, që mund të shfrytëzojë mundësinë e zgjidhjes së kontratës prej 15 milionë eurosh. Dhe kështu Juvja mund të ëndërrojë një dyshe të madhe, duke shpenzuar në total rreth 40 milionë euro.

VLERA - Megjithatë, për momentin, më afër duket Kasano, sesa spanjolli. Italiani është rritur në një pikë të tillë sa që konsiderohet i pjekur për hapin e madh cilësor në karrierë. Te Reali dështoi, te Juvja mund të shpërthejë përfundimisht. Presidenti bardhezi, Xhilji, para dy ditësh u shpreh se “do ta marrim në konsideratë Kasanon në merkaton e ardhshme” dhe me 15 milionë euro gjithçka mund të zgjidhet, gjithnjë nëse Sampi kërkon bashkëpronësi teknike, përfshirë edhe talentin Xhovinko.

“SPONSORIZIMI” - Dhe ideja ka filluar t’u pëlqejë shumë njerëzve. Edhe Arrigo Saki është dakord me blerjen e Kasanos nga ana e Juventusit. Ish-trajneri i kombëtares dhe i Milanit, lavdëron talentin barez, duke e veshur me një përgjegjësi të madhe në të ardhmen: “E kam thënë gjithnjë që Antonio është një talent i madh, - shpjegoi Saki. - Besoj se mund të jetë ai pasardhësi i Del Pieros te Juvja, kur natyrisht Aleksi të vendosë të tërhiqet nga futbolli. Por me kusht që Kasano të arrijë të ketë të njëjtën pjekuri dhe të njëjtët ekuilibra të Del Pieros, brenda dhe jashtë fushe. Kur të ndodhë kjo, futbolli italian do të ketë gjetur një kampion të ri e të madh”

BUFONI E BEKON - Të dielën në fushë si kundërshtar, në të ardhmen kush e di. Antonio Kasano i ka ëmbëlsuar tifozët bardhezinj në ndeshjen ndaj Juventusit, duke marrë deri dhe duartrokitjet e stadiumit “Olimpiko” dhe vlerësimin e Koboli Xhiljit, i cili nuk e mohoi që “Zonja e vjetër” po e ndjek. Ndër të tjera edhe Xhixhi Bufon ka bërë “bekimin” e tij për talentin puljez: “Nuk jam një drejtues, - tha numri një bardhezi, - ndaj nuk po flas për një kalim të mundshëm, por Antonio është pjekur shumë. Sidoqoftë nuk them se do të më pëlqente të luaja me të, pasi do të kisha mungesë respekti për shokët e mi…”
IDEJA - Me kontratën e Del Pieros, që i skadon në vitin 2010-të, i ashtuquajturi “Fantantonio”, do të ishte pikërisht emri i përshtatshëm për të mbuluar rolin e sulmuesit të dytë te Juventusi dhe për ta pasur, klubi juventin qenka gati të sakrifikojë deri dhe Xhovinkon, që duhet të shitet në bashkëpronësi te Sampdoria. Një ide që i ka entuziazmuar të gjithë ditët e fundit. Sampdoria deri tani ka deklaruar se Kasanon e kërkojnë shumë klube, që do të thotë se bisedimet në merkaton e verës cilësohen të hapura që tani. Edhe vetë Antonio nuk do të gjente një skuadër më të përshtatshme se Juventusi.

Trajneri dhe drejtori i përgjithshëm kanë mosmarrëveshje, të cilat kanë ndikuar edhe në skuadër
Napoli, Reja dhe Marino të përçarë
Një rënie vertikale: e paparshikueshme në disa aspekte, por e shpjegueshme. “Lodra” Napoli, rrezikon të prishet, duke ndërprerë një ecuri entuziazmuese në fillim të sezonit. Në ngjitje ekzaltuese, nga Seria C, deri te kapërcimi i dyfishtë dhe hyrja në UEFA përmes Intertotos. Një fazë e parë e shkëlqyer, me skuadrën në vendin e katërt në zonën Champions deri në fillim të janarit. Pastaj poshtë: vetëm 2 pikë në 6 javë dhe vendi i dhjetë. Në një administrim të vogël njerëzisht, siç u kërkua nga strategjia e ndërmarrjes së De Laurentisit, përgjegjësit, përveç presidentit, janë drejtori i përgjithshëm Marino dhe trajneri Reja.

Dhe pikërisht marrëdhënia mes këtyre dy të fundit po pëson çarje, duke sjellë keqkuptime dhe trysni, që përfundojnë në brendësi të skuadrës, e cila ka marrë dhe dënimin e radhës: ekipi është i grumbulluar nga dje e deri të dielën me urdhër të klubit, edhe pse lojtarët janë nxitur të deklarojnë se është një dëshirë e tyre të mos shkojnë në shtëpi pas stërvitjes. Keqkuptimet mes drejtorit të përgjithshëm nuk lindën sot: zgjedhjet e merkatos së Marinos, shpesh nuk kanë gjetur mbështetjen e plotë të trajnerit.

Në janar, për një mbledhje për merkaton, Reja u paraqit me një bllok shënimi, ku kishte përpiluar nevojat tekniko-taktike sipas pikpamjes së tij: një anësor të majtë (që do të zëvendësonte Maninin, pastaj i pezulluar), një mesfushor i aftë të ndërtojë lojën dhe një sulmues i parë. Marino kërkoi vetëm një blerje që mund të mbulojë rolin e parë, duke marrë për 6 milionë euro Datolon, që është një lojtar i mirë, por nuk është as një anësor e aq më pak një “regjizor”. Dhe kështu, pasi Reja nuk e çmoi blerjen e argjentinasit Denis, mosmarrëveshjet, që vinin edhe nga mënyra e punës, u shtuan.

Ndoshta që nesër, në një ndërhyrje zyrtare, të dy mund t’i rikthehen “dashurisë”, por më shumë sesa të bëjnë “show”, duhet të bindin lojtarët, mes të cilëve duket se ka përçarje mes amerikanolatinëve (deri tani të mbrojtur, ndonëse përgjegjës ndaj thyerjes së rregullave, si netët në disko dhe Zalajeta që nuk pranon stolin) dhe italianëve. Dhe me Xhenoan që duhet pritur e Juven për të luajtur në Torino, ka pak për të buzëqeshur.

Zyrtarizimi
Superkupa italiane do të luhet në Kinë

Superkupa e ardhshme e Italisë do të luhet në Lindjen e Largët, në Pekin, kryeqytetin e Kinës. Dje ka mbërritur zyrtarizimi pas takimit në Romë mes Matarrezes, presidentit të Ligës së futbollit dhe krerëve të Shoqatës së Futbollit të Beijingut, të përfaqësuar nga Uang Hui. Për momentin nuk ka detaje të tjera, të cilat do të ilustrohen në fund të marsit nga të dyja palët. Sigurisht, do të jetë një udhëtim i bukur për të dyja finalistet, siç ka ndodhur në të shkuarën: Superkupa kthehet jashtë Italisë pas edicioneve amerikane të 1993-it dhe 2003-it (në Uashington e Nju Jork) dhe 2002-it në Tripoli, Libi.

Gati edhe Iakuinta
Juventus, Ranieri riaftëson Trezegenë

Ranieri, para stërvitjes së djeshme e ka mbajtur në raport skuadrën për gjysmë ore. Një dialog ballë për ballë për të analizuar gjendjen e fundit dhe për t’u rinisur. Që nga Palermo, ku do të kthehet i gatshëm Iakuinta, pas pezullimit dhe ndoshta edhe Trezege, që u kthye në grup sëbashku me Sisokon e Kielinin. Kthehen pas dëmtimeve në skuadër edhe Zebina, Knjezeviç e Salihamixhiç, të cilët punuan me shokët dhe zhvilluan një ndeshje stërvitore para syve të Ranierit. Kështu, ndaj Palermos, Juvja do të jetë më e plotë në të gjitha repartet.

Burimi:Sporti Shqiptare

Eto s’rinovon, fut të mëdhatë në konkurrencë

Manceter Siti është në “pol-position” për blerjen e Samuel Etosë, për të cilin ka gati një ofertë prej 22 milionë euro. Sipas shtypit anglez, për Etonë, përvec Sitit, ineresohen Arsenali, Liverpuli dhe Celsi. Këtë sezon Eto është kthyer në formën e tij më të mirë, c’ka tregohet qartë me 23 golat që ka shënuar deri tani në kampionatin spanjoll. Në fakt, në verë, Barcelona e pat nxjerrë në shtije, pasi Eto nuk po impenjohej si më parë. Por në këtë moment shpërthimi me gola, është vetë sulmesi kamerunas që ka hedhur poshtë ofertën e rinovimit të Barcelonës. Në rast divorci, Barcelona do të preferonte ta shiste te Manceter Siti, që ka ofruar shumën më të madhe për Etonë, mirëpo 28-vjecari do të kërkojë të nënshkruajë për Arsenalin ose Liverpulin. Interi duhet të nxitojë, sepse për Etonë konukurrenca sa vjen e rritet.

Sipas lajmeve te fundit, kamerunasi deshiron te lajoje te Milani. Menaxheri i tij ka bere disa vizita te fshehta ne Milano, per te rene dakord per kalimin e lojtarit ne Serine A ne muajt e veres. Ne fakt, para se te niste sezoni i ri, Eto u vu ne shtije dhe nuk konsiderohej i vlefshem nga Guardiola, mirepo faktet tregojne qe Eto eshte nder me temiret ne bote. Kamerunasi nuk e ka harruar poshterimin qe i bene ne vere, keshtu qe nuk ka pranuar ta rinovoje kontraten. Milani eshtegati per ta marre, vetem mse duhet te prese veren.