Studimi, 11 shkaktaret e tumoreve

[b]E Hene, 11 Shkurt 2008

Studimet e kryera nga mjeket specialiste te onkologjise rendisin 12 faktore kryesore te cilet ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te kancerit. Dy nga shkaktaret kryesore qe renditen si nxites te semundjes jane alkooli dhe duhani. Konsumimi i duhanit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt sjell probleme te riparueshme per mushkerine, probleme te cilat kalojne deri ne semundje kancerogjene. “Duhani dhe drogat e ndryshme permbajne lende kancerogjene qe shkaktojne mutacione ne organizem, duke shkaktuar kancer” thuhet ne studimin e kryer nga specialistet e onkologjise. Sipas tyre, edhe vera dhe birra permbajne substanca paresore qe shkaktojne kancer, edhe duke konsumuar 10 mililitra alkool.

Mjedisi dhe ajri i ndotur jane faktore te tjere qe tregojne rritjen e kancerit te mushkerive, sidomos ne zonat industriale ku ka edhe mbetje dhe substanca toksike. Ndersa femrat qe jetojne prane zonave me ndotje te tille rrezikojne nje menopauze te hershme.

Ushqimi i zgjedhur te ben qe te mbash larg kancerin. Kjo eshte nje nga keshillat kryesore te mjekeve onkologe te cilet rekomandojne mos perdorimin e ushqimeve qe permbajne elemente toksike. Keshtu konservat, peshqit e rritur ne akuarium apo edhe qumeshti industrial permbajne lende qe shkaktojne kancer te zorres se trashe apo edhe te aparatit tretes. Por edhe uji i ndotur mund te jete nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se tumoreve te ndryshme. Studimet e viteve te fundit kane treguar se femrat jane me te rrezikuara te preken nga kanceri per shkak te kimikateve qe gjendjen ne shtepi. “Boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet per pastrim shtepiak mund te jene shkaktare te shfaqjes se kancerit” thone studiuesit evropiane. Nderkohe qe edhe gazi, benzina dhe nafta sidomos per ata qe punojne per nxjerrjen e tyre jane shkaktare te tumoreve. Sipas specialisteve, rrezik kanceri tek lekura shfaqin edhe prodhimet farmaceutike dhe ato kozmetike.

Faktoret nxites:

Duhani njihet si nje nga faktoret kryesore per shfaqjen e tumoreve ne mushkri

Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojne kancer te mushkerive dhe menopauze tek grate

Pirja e alkoolit njihet si nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit te stomakut

Elementet toksike te ushqimet perbejne rrezik per shfaqjen e kancerit te zorres se trashe

Rrezet radioaktive mbeten nje nga shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne lekure

Niveli i larte i hormoneve sjell menopauze te shpejte tek grate dhe tumor te qafes se mitres

Konsumimi i ujit te ndotur behet shkak mutacione te ndryshme dhe shfaqje te tumoreve

Kimikatet qe gjenden ne shtepi jane nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri

Gazi, benzina, vajguri sidomos per punonjesit ne keto sektore jane shkaktar per shume tumore

Produktet farmaceutike nese jane te pakontrolluara behen shkak i shfaqjes se tumoreve te ndryshme

Produktet kozmetike te nje cilesie te dobet nxisin shfaqjen e tumoreve te lekures

Mamografia

Identifikohen 30 raste me kancer gjiri

Rreth 30 gra kane rezultuar pozitive ne kryerjen e mamografise. Sipas mjekeve keto jane te prekura nga kanceri i gjirit. Qe nga periudha e instalimit te ketyre aparaturave e deri me tani jane kryer rreth 2 mije ekzaminime te gjitha falas. “Kjo shifer eshte teper e larte persa i perket numrit te ekzaminimeve. Pra jane kryer vetem 2 mije ekzaminime dhe kemi 30 femra te cilat kane kancer te gjirit” eshte shprehur Enzo Lattanzio, drejtori i qendres se Senologjise ne Bari te Italise. Sipas tij, keto raste i perkasin moshes 35 deri ne 55 vjec. Te dhenat tregojne se 100 per qind te rasteve grate jane paraqitur vullnetarisht per ekzaminim, qe do te thote se sensibilizimi ka qene nje nga pikat me te arritura te projektit. Nderkohe qe kryerja e nje ekzaminimi te tille ne poliklinikat e vendit eshte falas per te gjitha femrat mbi 35 vjec. Por ekzaminime kryhen edhe per mosha me te reja kur shihet se ka probleme.

Burrat

Kanceri u prek mushkerite

Duket se konsumi i alkoolit apo duhanit jane edhe shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri tek meshkujt. Te dhenat tregojne se rreth 306 raste shfaqen cdo vit me kete lloj semundjeje, nderkohe persa i perket vdekshmerise se tyre nuk ka te dhena te sakta. Pas tumoreve ne mushkri jane ato ne lekure te cilet kane shenojne 291, te cilet mendohet se shkaktohen nga rreze te demshme apo edhe semundje te lekures te cilat avancojne deri ne tumore. Prostata eshte nje nga llojet e tumoreve qe rrit rastet nga viti ne vit. Te dhenet tregojne se regjistrohen rreth 130 persona me kete lloj semundje gjate nje viti. Por edhe kanceri i stomakut vazhdon te shenoje nje numer te madh rastesh tek meshkujt dhe sipas mjekeve renditet i pesti duke shenuar mbi 100 raste gjate nje periudhe 12 mujore. Llojet e tjera te kancerit qe kane me pak se 100 raste tek meshkujt jane sistemi nervor qendror, larinksi, leucemia dhe limfoma malinje. Nderkohe numrin me te vogel te rasteve e shenojne kanceri ne melci me 37 meshkuj te prekur ne vit. Ne po kete periudhe kohore regjistrohen 1700 meshkuj te cilet preken nga keto 10 lloje te kacereve, dhe nga keta 456 persona preken nga tumore te llojeve te ndryshme.

Femrat

Tumoret ne zonat intime

Pjesa me e madhe e femrave qe preken nga tumoret, kane ate te gjirit i cili shkakton edhe 400 viktima ne vit, nderkohe qe numri i te prekurve eshte me i madh. Por, perseri edhe numri i femrave te prekura nga kanceri i qafes se mitres mbetet shqetesues keshtu mbi 230 raste te reja shenohen cdo vit. Te dhenat e QSUT-se tregojne se rreth 200 raste humbasin jeten. Ndersa tumoret qe shkaktohen ne lekure mbeten ne te njejtat shifra si tek meshkujt ashtu edhe tej grate. Ndonese tek meshkujt ato ishin ne vendin e dyte edhe tek grate ka nje numer te madh te ketyre rasteve. Te dhenat regojne se 147 raste te reja shenjohen ne nje periudhe 12 mujore. Me pas jane kancer i i stomakut dhe i i sistemit nervor qendror qe shenojne edhe midis 48 dhe 70 rasteve. E ndersa mushkrit tek meshkujt zinin vendin e pare tek femrat ato jane vetem 35 raste dhe kjo per shkak te konsumimit me te paket te alkoolit dhe duhanit pjeserisht. Te dhenet tregojne se raste te tjera te tumoreve tek femrat konstatohen edhe ne vezore, limoma malinje, rektum, pankreas. Tek seksi femer shenohen edhe mbi 315 raste te tumoreve te ndryshme, nderkohe qe ne nje vit numerohen mbi 1250 te prekura me semundje tumorale.

50.2 %

e vdekjeve ne vendin tone shenohen nga semundjet kardiovaskulare. Sipas mjekeve keto semundje jane me te perhapurat dhe shkak mbetet duhani, alkooli, si dhe obeziteti. Por, pervec ketyre faktoreve ndikojne edhe ushqimi me shume yndyre, menyra e jeteses, qendrimi ne pune apo edhe lenia pas dore e vetes. Me te rrezikuar nga semundjet e zemres mbeten meshkujt, ndersa per sa u perket femrave, ato rrezikohen pas menopauzes.

16.6 %

e vdekjeve ne Shqiperi shkaktohen nga kanceri, semundja qe sa vjen edhe shton rastet nga dita ne dite. Ndersa lloji qe shkakton edhe numrin me te madh te vdekjeve eshte kanceri i mushkerive dhe ai i gjirit tek femrat. Por edhe kanceri i lekures eshte nje nga shkaktaret me te medhenj te vdekjeve tek te dy sekset qe preken prej tij. Kurse me te prekurit rezultojne se jane moshat e treta mbi 65 vjec, por nuk perjashtohen edhe moshat e reja gjate viteve te fundit

11.3 %

e vdekjeve shkaktohen nga shkaqe te ndryshme, te cilat nuk arrihen te percaktohen nga mjeket. Megjithese pacientet jane te prekur nga nje semundje, ajo nuk arrihet te kapet ne stadet e para apo edhe te avancuara, deri ne momentin qe shkakton mortalitetin. Keto lloj vdekjesh zene nje numer te konsiderueshem, pasi renditen te tretat ne vendin tone pas semundjeve kardiovaskulare dhe atyre te kancerit. Por, ndonjehere shkaqet jane edhe natyrore.

6.8%

e vdekjeve shkaktohen nga aksidentet rrugore dhe ato ne pune. Sipas te dhenave te Ministrise se Shendetesise rezulton se aksidentet mbeten ne nivele te larta duke shenuar keshtu 6.8 per qind te vdekjeve qe ndodhin. Vdekjet me te shumta shkaktohen nga aksidentet automobilistike, te cilat gjate viteve te fundit rriten pothuajse cdo dite. Nderkohe qe edhe aksidentet ne pune mbeten shqetesuese sidomos ato ne miniera, ndertim dhe fabrika.

3500

persona preken cdo vit ne vendin tone nga semundjet kanceroze. Sipas onkologeve shqiptare, pavaresisht se te dhenat tona jane te mira, vihet re nje tendence rritjeje e rasteve, qe me kalimin e kohes do te jete e krahasueshme me statistikat evropiane. Regjistri i pacienteve me prekur me kancer tregojne se mosha me e prekur eshte ajo e trete, por vitet e fundit vihet re edhe prekje te personave mbi 40 vjec. Rastet jane pothuajse te njejte si tek femrat edhe tek meshkujt

600

vdekje shenohen cdo vit tek grate nga semundjet kancerogjene. Te dhenat e Qendres Spitalore Universitare ne Tirane “Nene Tereza”, tregojne se rreth 400 femra ne vit humbin jeten nga kanceri i gjirit, ndersa rreth 200 te tjera nga kanceri i qafes se mitres. Nga te dhenat e sherbimit onkologjik disa forma te kancerit si ai i gjirit, ne tre dekadat e fundit eshte trefishuar. Vendin e pare e ze kanceri i mushkerise per meshkujt, ndersa per femrat e ze kanceri i gjirit. [/b]