Studimi, një protesinë që ngadalëson plakjen

Një proteinë që duket se është e aftë të zgjasë vitet e rinisë, duke vonuar procesin e plakjes.

Bëhet fjalë për një molekulë që shton gjenet aktive dhe qelizat e reja, të cilat me kalimin e viteve pakësohen dhe ne nisim e plakemi.

Studimi që mund tu hyjë në punë njerëzve është eksperimentuar tek minjtë dhe është realizuar nga David Sinclair në “Harvard Medical School” në Boston. Ai ka vënë në punë një molekulë të quajtur “sirt1”, dhe minjtë që janë injektuar me të kanë mbetur të rinj për një kohë më të gjatë.

Sipas revistës “Cell”, që ka publikuar kërkimin proteina sirt1 ka për detyrë të mbajë të re ADN dhe të kontrollojë që të jenë aktivë vetëm gjenet e rinisë, ato gjene që normalisht duhet të jenë në ‘punë’ në organet e ndryshme dhe të funksionojnë mirë.

Kjo proteinë është një njohje e vjetër e ekspertëve që merren me plakjen. Ata kanë zbuluar se funksioni i sirt1 është i dyfishtë: mban në normë të mirë gjenet duke pasur parasysh funksionon e tyrë në organizëm dhe ndez ‘semaforin jeshil’ për ato gjene që duhet të jënë aktivë dhe ‘semoforin e kuq’ për pjesën tjetër që duhet të rrinë në ‘heshtje’.

Proteina bën edhe riparime të ndryshme të ADN që ndodhin si pasojë e kalimit të viteve. Grupi i shkencëtarëve ka parë se aktiviteti i proteinës tek minjtë është i menjëhershëm dhe varet edhe nga sasia që injektohet, pasi pakujdesia mund të bëjë edhe efektin e kundërt.

Ata shpresojnë që e gjithë kjo, një ditë të shndërrohen në produkt farmaceutik, në mënyrë që të gjëjë përdorim tek njerëzit.

Burimi:CdoDite.com

shum interesante