Sullivan: Behrami dëshiron të largohet

Bashkëpronari i West Hamit, David Sullivan, ka zbuluar se kosovari Valon Behrami dëshiron të largohet nga Upton Park.
“Ne nuk kemi marrë ofertë për të. Ai nuk dëshiron të jetë këtu, bashkëshortes së tij nuk i pëlqen Londra, por ai na kushtoi 6 milionë funte dhe agjenti i tij fitoi më shumë se 1 milionë për ta sjellë atë te West Hami”.

“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm dhe jam i befasuar se pse nuk kemi marrë ende ndonjë ofertë”, tha Sullivan.