Superliga, Skëndërbeu merr kreun

Pesë javë nga mbyllja e kampionatit, Skëndërbeu u ngjit sot në krye të renditjes, duke përfituar nga humbja e Flamurtarit në Peqin.

Korçarët triumfuan në kryeqytet me rezultatin 3-2 ndaj Dinamos, e cila ashtu siç kishin parashikuar “gojët e liga”, nuk dukej shumë e motivuar.

Nga ana tjetër, Shkumbini mposhti 2-1 Flamurtarin, që tani shndërrohet në ndjekës të “ujqërve të dëborës”, dy pikë pas tyre.

Goli i parë në “Qemal Stafa” u shënua në minutën e 45 nga Muzaka. Sulmuesi i skuadrës korçarëve, i harruar nga mbrojtja e ish-skuadrës së tij, në momentin e shënimit të golit kishte kohë të bënte dhe shoë, duke realizuar me gjoks.

Korçarët shënojnë edhe disa minuta më vonë, këtë herë me Sozën. Argjentinasi dërgoi në rrjetë topin që përshkroi zonën pa u prekur nga asnjë mbrojtës i Dinamos.

Brkic në të 58’ shkurtoi diferencën e golave, por Muzaka disa minuta më vonë trefishoi rezultatin, gol ky që nxiti prostestat e tifozëve të Dinamos ndaj skuadrës së tyre.

Goli i dytë për Dinamon dhe i fundit i ndeshjes u shënua përsëri nga Brkic në minutën e 73’.

Flamurtari u ndëshkua me humbjen 2-1 për lojën e dobët që bëri në Peqin. Në fillimin e pjesës së parë loja u ndërpre për disa minuta, pasi sendet e forta të hedhura në fushë nga tifozët peqinas goditën anësorin Biçaku.

Në ndeshjen tjetër, Tirana mposhti 6-1 Elbasanin e rënë nga kategoria në “Selman Stërmasi” dhe u ngjit përkohësisht në vendin e katërt, në pritje të ndeshjes Vllaznia-Laçi.

Nesër do të luhen ndeshjet e mbetura të javës së 28 të Superligës.

mare nga top-channel.tv

forcaaaaaaaaaaaaaa ujqrit e deboresssssssssssssssssss
:gezim::gezim::gezim::gezim::gezim::gezim::gezim:
:no1::no1::no1::no1::no1::no1::no1::no1::no1::no1:
:pir::pir::pir:

urime Skenderbeut :slight_smile: