SuperPipo, 300 gola ne futbollin profesionist

Sapo eshte futur ne dhomat e zhveshjes, pas fitores se thelle 5-1 me Sienen, eshte duartrokitur perzemersisht nga te gjithe shoket e skuadres. E meriton kete qendrim Pipo Inzagi, i cili ka arritur ne kuoten e 300 golave si futbollist profesionist. “Po festoj nje arritje qe me mbush me krenari. Do te doja te shkruaja: Faleminderit te gjitheve! Sepse mendoj per shoket e skuadres, per skuadrat qe kam luajtur, per te gjithe ata qe me kane ndihmuar t’i arrij keto shifra. Ka nje koicidence te bukur, sepse golin e pare si profesionist e kam shenuar pikerisht ndaj Sienes, kur luaja me Lefen. Nuk mund t’i krahasojme sukseset e Milanit me 300 golat e mi, gjithsesi eshte nje arritje e bukur per mua”, - eshte shprehur Inzagi pas ndeshjes me Sienen. Ka shenuar kaq shume gola sa eshte e veshtire t’i mbash mend te gjitha, gjithsesi ata te Athines, ne finalen e Liges se Kampioneve ndaj Livepulit ishin te paharrueshem. “Golat qe kam shenuar ne Athine besoj jane me te bukurit. Sepse eshte thuajse e pamundur te shenosh dopiete ne nje finale te tille. Edhe te Yokahomes jane shume te bukur dhe nuk do t’i harroj kurre. Shpresoj qe golat qe i shenova Sienes do te mund t’ua tregoj edhe femijeve te mi.”

Urime Pipos dhe te gjithe tifozave te milanit dhe vetes :smiley:

ooooooooowwww:ehi:

Si ka mundesi qe kishte me vete fanelen me 300 Gola? e dinte qe do bente gol? :S lol