Supervullkanet

Fshehur thellë nën siperfaqen e tokës shtrihet një nga fenomenet natyrorë më shkatërrues në botë supervullkanet. Vetëm një numër i vogël egzistojnë në botë por kur njëri prej tyre të shpërtheje do të ndodhë diçka krejt e paparë deri me sot. Shpërthimi do të dëgjohet përreth gjithë botës, qielli do të errësohet, do të bjeri shi i zi dhe pasojat në Tokë do të jenë të njëjta me të ashtuquajturin dimër atomik.

Vullkanet e zakonshem formohen nga një varg magme e cila ngrihet nga brenda Tokës për të shpërthyer në sipërfaqe.

Supervullkanet e fillojnë jetën e tyre kur magma ngrihet nga manteli për të krijuar një rezervuar values nën koren e Tokës. Rezervuari rritet në një masë gjigande, duke krijuar një trysni kolosale derisa më në fund shpërthen.

Supervullkani i fundit që ka shpërthyer ishte Tuba,74 000 vjet më parë në Sumatra. Dhjetë herë më i madh se mali i Shën Helens, ai krijoi një katastrofë globale e cila ndikoi mbi jetën në Tokë. Shkencëtarët e dinë se edhe një tjetër është gati të shpërthejë vetëm se ata nuk e dinë se kur dhe ku.