Swift ‘humbet’ kur fiton çmim


Taylor Swift gjithmonë planifikon më herët fjalimet me rastin e pranimit të çmimeve, por thotë se një herë kur kishte fituar, ka harruar se çfarë ka dashur të thotë.
Këngëtarja e hitit “Love Story”, e cila ka fituar një numër shpërblimesh përfshirë edhe katër Grammy, gjithmonë i përgatit më herët fjalimet në rastet kur është në garë për të fituar ndonjë çmim.

“Kam qenë me fat që të fitoj një varg çmimesh këtë vit dhe gjithmonë ka momente kur dal në prapaskenë dhe e pyes dikë se çfarë thash. Gjithmonë e di paraprakisht se kë duhet të falënderoj nëse fitoj, por kur dal atje humbas plotësisht. Bëhem emocionale. Nuk kam kontroll në atë që del nga goja ime”, ka thënë Swift.