Tableti i LG-së me Android, jo tani për tani

Kompjuterin tablet me Android nga LG sigurisht nuk do ta shohim këtë vit. Në fakt, kompania ka njoftuar se nuk do të lansojë tabletin me Froyo, respektivisht me versionin 2.2 të Android.

Siç edhe ka njoftuar edhe vet Google, në LG vlerësojnë se Android edhe më tutje nuk është i përshtatur për përdorim në pajisjet me ekrane më të mëdha, pra në kompjuterë tablet.

Versioni potencial i Androidit i cili do të mund të gjendej në tabletin LG është 3.0 Gingerbread, e pasi që lansimi i tij pritet në fund të këtij viti, pajisja e LG-së do të mund të paraqitej në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Më herët në LG kanë planifikuar të lansojnë tabletin me Android gjatë vjeshtës.