Taci kerkon te bleje skuadren e Bolognes

Ditet e fundit ne qytetin e Bolognes nuk fltitet per gje tjeter, skuadra e tyre e dashur po ben tratative shitjeje me nje kompani shqiptare karburanti. Kompania shqiptare eshte “Taci”.

Me sa kam lexuar Une Taci kerkon 80% te aksineve te klubit futbollit te bolonjes dhe nje gje te tille e ka arritur me duket.

Paska vene gjithe kete kapital ky Taçi!!!

Po kerkon 80 te aksioneve dhe jane akoma ne bisedime.

meqe jemi ne gjuhen shqipe dhe mediat italiane nuk na marin vesh, akordi u arrit te premte ne oren 5 mbasdite, Taci bleu vetem 80% te aksioneve pasi pronari aktual Menarini nuk do te heqe emrin e tij.
(Keto informacione nuk jane bere ende te njohura per median italiane, pasi koferenca e shtypit nuk eshte bere akoma)

nqs i ka blere me te vertet do te thot qe e ka TACI te drejten e vendimit ne klub , kshu qe familja MENARINI te rrij sa per emer. Ishalla i ecen klubi , dhe pse jo te coj ndonje shqiptare ne SERIA A

epo tani me patjeter, (nuk e dija qe Taci ish shume mik me Berluskonin, sepse oferten per Bolognen ja ka shprehur Berluskoni) neser ju them dhe sa leka e ka blere.

Pas konfirmimeve nga te gjitha krahet se Rezart Taci eshte ne listen e bleresve potenciale te aksioneve te Bolonjes, tashme eshte zbuluar edhe shifra.

Operacioni, sipas te cilit manjati shqiptar i naftes do te zoteroje 60-80 per qind te klubit te Serise A, eshte rreth 15 milione euro. Familja Menarini, pronare e kuqebluve, po zhvillon prej kohesh negociata me njeriun qe ka lidhje te forta ne futbollin italian (per t’u theksuar miqesia me presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni dhe administratorin Galiani): shqiptari shihet si nje investitor qe do te nxjerre skuadren nga kriza financiare.
Taci mbeshtetet edhe nga tifozeria e Bolonjes, qe shpreson ne rilindjen e klubit. Problemet ekonomike nuk jane te panjohura te Bolonja, qe vetem ne javen e fundit te kampionatit te kaluar, arriti te siguronte mbijetesen ne eliten e futbollit pertej Adriatikut. Ne fakt, klubi ka falimentuar ne vitin 1993, vetem pak jave pasi skuadra ra per here te trete ne harkun e 11 vjeteve ne Serine C1 (Kategorine e Trete ne Itali).
Drejtuesit aktuale kishin ne dispozicion 5 milione euro per merkaton e veres, megjithate fondet shteruan shume shpejt. Pas kater blerjeve, ne arka kane mbetur vetem 2 milione euro, nderkohe qe trajneri Papadopulo kerkon blerjen e te pakten pese ose gjashte lojtareve te tjere, per te perballuar me sukses sezonin e ri.
Megjithate, marreveshja me Tacin ende nuk eshte arritur. Gazeta “Il Resto del Carlino”, pjese e “Il Sole 24 ore” shprehej skeptike rreth publikimit te mjaft detajeve nga bisedimet dypaleshe: “Historia e ndryshimit te pronesise se klubeve na meson se me sukses mbyllen vetem ato negociata, per te cilat ne fillim eshte shume e veshtire te mesosh detaje. Referencat e z. Taci jane te shkelqyera, por askush, madje as nje person i cili zoteron nje zinxhir karburantesh, qe mbulon te gjithe vendin e tij, madje edhe e rafinon naften, nuk ben blerje me symbyllur.
Nese shitesi dhe bleresi potencial nuk kane punuar ne sekret te plote, firma ne kontrate eshte e mundur, por nuk mund te shihet si pune e perfunduar”. Te Bolonja eshte zgjatur edhe hija e Luciano Moxhit, te akuzuarit kryesor ne skandalin “Calciopoli”. Tifozet jane shprehur kunder tij, pronaret kuqeblu kane mohuar cdo kontakt, por ish-drejtuesi i Juventusit shihet si rivali i vetem i biznesmenit shqiptar. Ndermjet Tacit dhe Moxhit nuk ka “mundje krahu”, per te nxjerre me te fortin: keto jane dy rruge paralele, ku afrimi i njerit personazh do te nxirrte jashte skenes tjetrin.
Vendimi i takon vetem presidentes Franceska Menarini, e cili duhet te zgjedhe ndermjet sponsorit te Gramozit, debutues ne Superiore dhe “Big Lucianos”. E para nenkupton shitjen e pjeses me te madhe te aksioneve, ndersa alternativa tjeter, qendrimin si drejtuese e vetme, e ndihmuar nga fondet e financuesve te siguruar nga Moxhi, i cili do te kete edhe rolin e keshilltarit te pronareve.
Pak dite me pare, Taci ka darkuar me Berluskonin, Galianin dhe Spinelin (presidentin e Livornos), por ai hodhi poshte dyshimet se kreret e Milanit po e ndihmonin ne negociatat per Bolonjen

si e ka emrin e vertete ky Taci,?

Rezart Taci