Tani për tani Volkswagen mban fronin, jo Toyota

Volkswagen me blerjen e para pak kohe të Porsche ka arritur Toyotan dhe kështu është bërë prodhuesi më i madh i automjeteve në mbarë botën.
Volkswagen gjatë tre tremujorëve të këtij viti ka prodhuar 4.4 milionë automjete, e Toyota në të njëjtën periudhë ka prodhuar 400.000 më pak.

Këto rezultate megjithatë duhet marrë me pak rezerva pasi që Toyota në tre tremujorët e parë, për shkak të rënies së kërkesës, ka ulur prodhimin, e Volkswagen në masë të madhe ka shfrytëzuar mbështetjen e qeverisë gjermane në terrenin vendor.

Toyota megjithatë është lavdëruar për rritjen e prodhimit në tremujorin e fundit dhe, sikur edhe deri tani, matës i vërtetë do të jetë rezultati vjetor.