Të dhënat e përdoruesve të Facebook, sërish në rrezik



Përdoruesit e Facebook paqëllimshëm janë duke ofruar emrat e tyre dhe në disa raste edhe emrat e miqve të tyre tek kompanitë që vëzhgojnë internetin dhe që reklamojnë në të, dhe atë përmes disa aplikacioneve mjaft të popullarizuara, ka bërë të ditur Wall Street Journal.

Sipas hetimit të WSJ-së, çështje ka prekur me dhjetëra miliona përdorues të aplikacioneve të Facebook, duke përfshirë edhe profilet e njerëzve që kanë vendosur vetitë më strikte të privatësisë në kuadër të këtij rrejti social.

Praktika në fjalë shkel rregullat e Facebook dhe ngrit më tej pyetjet dhe dyshimet ndaj aftësisë së këtij rrjeti social për të ruajtur informatat e asaj se çfarë bënë përdoruesi. Të dielën, një zëdhënës i Facebook tha për Journal se po bën hapa për të kufizuar në mënyrë dramatike “ekspozimin e të dhënave personale të përdoruesve”.

“Një ID e përdoruesit të Facebook-ut mund të shpërndahet joqëllimshëm nga një shfletues i interneti apo ndonjë aplikacion tjetër” është shprehur zëdhënësi për WSJ. Njohuria e një ID-je nuk ofron qasje në të dhënat private të përdoruesve në Facebook, megjithëse zëdhënësi ka theksuar se kompania do të paraqes një teknologji të re që do ta izolojë problemin e identifikuar nga Wall Street Journal. /pcworld.al