Te dua por mos i trego njeriu!!

Te dua por mos i trego njeriu?!

Shpesh here me ka rene te degjoj biseda te tilla por per disa arsye duket sikur po fshehin dicka nga njeriu qe do!!
Ose djemte kur jane me shoke e tyre ose ne familje e nqs se dikush pyet a ke lidhje me x vajze ai pergjigjet jo e ndersa kur esht me ate vajze i thote qe e do e me shume!!

A mund te quhet normale kjo lloj sjellje??A eshte e vertet se djemte kane turp te shfaqin ndjenjat e tyre mes shoqerise dhe familjes???

Ne vajzat a duhet te behemi zheloze ose te humbim besimin nqs na kerkohet nga djemte mos te flasim per lidhjen qe kemi???

Jane te mirepritura mendimet tuaja gjithashtu dhe ndonje ndodhi nga jeta juaj ne lidhje me kte teme!!

Me respekt,
Alb-Angel!!

sjellja e te mohuarit te lidhjes me nje vajze eshte deri ne nje fare moshe.
per shembull marr veten time kur isha ne gjimnaz kisha lidhje me nje shoqene klases, ne nje fare menyre ata e moren vesh sepse un flisja shume te ne tel ne kurs kompiuteri shkoja me te ne kurs anglishteje po me te shume here kishte ardhur te shpia per te mesuar per provimet etj, klasa po e dinte per lidhjen time, edhe nje dite prinderit e mi pyesin nje mesuse qe banonte nje kat poshte meje, e cila i kishte thene qe do te pyeste ndonje te klases se vet nuk dinte gje, pasi pyet e verteton dhe u thot prinderve te mi.
ata fillojne te me bejne politike ne shpi , skan cte duhen dashurickat ty qe tani je i vogel ben cmos me hoqen dhe nga ai gjimnaz si e si mos e takoja, por un prap e takoja :dashuruar:

dhe qe atehere un nuk ju flas e as nuk do ju flas per lidhjet e mija deri sa te coj ne shpi vajzen sepse per vajzen qe un e dua nuk i marr mendim askujt sepse askush tjeter nuk do ta kaloj jeten me te pervec mej.

pradaj vajza nuk duhet te ndjeni te fyera ne se djemte nuk flasin per lidhjen tuaj ne shtepine e tyre.

FALENDEROJ ALB-ANGEL PER TEMEN

Nje tjeter faktor eshte dhe frika qe mos lidhja behet shume serioze dhe personat ne fjale nuk jane gati per nje te tille,
por ajo qe une do te nenvizoja eshte, se sa me sekrete te jete aq me shume shijon

Ketu u pergjigjen vetem djemt, dhe me duket sikur ju po merrni parasysh vetem nje lidhje jo serioze, (thjeshte sex) se me than te drejten, nese nje djal eshte i dashuruar can male dhe ben c’do gje qe vajza te ndihet e dashuruar, madje dhe e ben lidhjen uficiale!!!
Prandaj shume here nese ndodh ky lloj sekreti une mendoj se djali apo vajza nuk jan te sigurt per dashurin qe ndjejn per tjetrin!

… por mos i trego njeriut.

nuk eshte thjeshte te maredhenia/et qe mund te kesh kur kete lidhje e ke sekrete, por mentaliteti shqiptar eshte rritur me keto fshjerje, dhe pse shume veta e pranojne jane ndryshe mundohet ta ndrojn shoqerin por kur vjen puna per veten e tyre sillen si te gjithe shqiptaret. Shume te paket jane personat qe i prezantojn ne shpi te dashuren/in.

Une nuk i kam mbajtur ndonjehere te fshehta keto gjera! Madje pa problem kam pas cuar te dashurat e mia ne shtepi ne prani te prinderve. Kam qene gjithnje shume i hapur me ta! Ne te njejten kohe nuk kam detyruar asnje femer te beje ose te mos beje dicka! Kur kane dashur te flasin kane folur, kur nuk kane dashur nuk kane folur!
Madje mbaj mend qe kur gruaja ime ne ate kohe i kishte thene te emes erdhi tek mua duke u dridhur se kishte frike se c’do i thoja une!
:lol: Mbeti e habitur nga reagimi im kur m’a tha! Po ku du me dit un mor vlla!

Flm per pergjgjet!!

Akoma se kuptoj pse nje pjese e madhe e djemve mohojne nje lidhje te tille??

Sjeni te sigurte ne veten tuaj apo me verte fshihni dicka???
Nuk esht e thene te beni prezantime ne familje por ama kur ju behet nje pyetje e thjesht ^ E pelqeni apo e doni X person^ pse nuk jeni te sinqerte ne rradhe me veten tuaj gjithashtu edhe me njerzit qe ju rrethojne???

P.s Shume i goditur mendimi i Vanes!!

Edhe nje here! Une nuk jam tip qe genjej per te tilla gjera! Cfare kam e them!

Tani sa e lexova postimin tend dhe me pelqeu!!

Flm
Alb-Angel!!

Ne moshen e adoleshences, kur meshkujt i kerkojne nje femre te mos flase per marredhenien qe kane, ndodh edhe sepse ata kane nje marredhenie tjeter ne te njejten shkolle ku ndodhen. Eshte ndryshe te mos u tregosh prinderve, sepse reagimi i tyre pak a shume dihet, dhe ndryshe te te kerkojne te mos e flasesh me shoqet. Shkurt, kane frike se mos u merret vesh lidhja 2-she qe kane.
Njoh shume raste te tilla.

ndhodh shum shpesh kjo gje sidomos tek adoleshentet kur kan 2 lidhje e keshtu per te mos e prishur asnjeresn lidhje i thot kshtu ka shum arsye tte tjera pse ndosh kjo

une per veten time nuk ndihem xheloze sepse i dashuri im i ka treguar edhe shoqeris se ti edhe familje por une e dhash mendimin me perpara siq me kan treguar disa shoqe per lidhjet e tyre un mendoj qe kur nje djal nuk te do nuk ka deshir qe te din askush asgje per nje lidhje te shkurtet se pse ai do te leee:s:s:s

thenie me vend prej disave

ndoshta sjellja e djemve ne kete menyr tregon se ata janpak te ndrojtur dhe nuk duan ti tregojn shokeve ose te afermve te tjer pasi kan frik se mos fillojn politikat pastaj…ka mundesi qe nese nje djal e do nje vajz ai e tregon ne sy te saj por nuk ka guximin tia thot edhe pse ajo e kupton…edhe me vajzat mund te ndothe njejta gje…