Të famshmit bëjnë joga të zhveshur

Yjet e famshme, si Nicolas Cage, Halle Berry dhe Gwyneth Paltrow e praktikojnë jogën lakuriq.
Sipas njoftimeve të reja, ‘joga lakuriqe’ është një trend i ri tek yjet hollivudiane, kurse kësaj mënyre të të ushtruarit i janë bashkëngjitur edhe Jennifer Lopez, Rita Wilson dhe Naomi Watts.

‘Joga lakuriqe’ është në fakt formë e jogës së zakonshme, me teknikat klasike, e cila realizohet pa tesha.

Kohëve të fundit janë duke u hapur vazhdimisht klube të ndryshme nëpër SHBA, Kanada, Britani të Madhe, Spanjë, Rusi, Australi etj., ku praktikohet joga pa veshje.