Të flasësh me veten të bën mirë

Të folurit me vetveten është një shenjë çmendurie, por studime të reja tregojnë se në fakt, një praktikë e tillë mund të bëjë mirë në jetën e përditshme.
Një studim i Universitetit të Pensilvanisë arriti në përfundimin se të folurit me veten ndihmon dukshëm në rritjen e përqendrimit dhe përmirëson kujtesën.
Për shembull, nëse dikush nuk është në gjendje që të gjejë çelësat, duke thënë “çelësa, çelësa, çelësa” me vete, ka shumë gjasa që të kujtohet ku i ka vendosur.
Studimi tregoi se nëpërmjet shqiptimit të fjalëve, truri është në gjendje të fokusohet më shpejt drejt arritjes së objektivit të kërkuar.
Për të provuar këtë aftësi, studiuesit bënë një eksperimente mbi grupe prej dhjetëra personash, të cilëve iu kërkua që të gjenin diçka të rrallë, si gjalpi i kikirikut, në një supermarket të panjohur për ta.
Të ndarë në grupe, vullnetarët duhet të kërkonin në tre mënyrë, disa duke mërmëritur vazhdimisht “gjalp kikirikësh” në mendjen e tyre, të tjerë duke marrë udhëzime se ku ndodhej gjalpi dhe grupi i tretë, pa asnjë udhëzim, por me kushtin që të kërkonin normalisht, pa folur me vete.
Rezultatet ishin të qarta dhe pothuajse në çdo rast, njerëzit që flisnin me vete arrinin të përmbushnin detyrën e gjetjes së gjalpit të kikirikut më shpejtë se të gjithë të tjerët.

mos ,o zot se edhe kjo gje na ka ngel pa bere , por te paktem me ze apo pa ze duhet folur ,se po na degjoi njeri,aha

kur te jeshe vete normal me ze kur te jesh me shoqeri pa ze je i lirrrrrrrrrrrrrrr te besh ca te duash

ne fakt esht e vertet qe ti thuash disa gjera me ze , i mban mend me mir
un smesoj dot pa ze .

kam nje djal te axhit kur eshte vetem ti thu eshte vet i 3 ti edhe me duar reagon

lol :P, thuj te mbaj 1 pale kufje ne vesh te duket sikur flet ne telefon :lol:

Tani i bie te behemi budallenj me zor, se ashtu te thon po fole me vete

jo jo ai ka qef te flasi me veten… knaqe me shums e te bje muhabet me diken tjeter se shan kollaj kur eshte vet:p

:o dhe kjo na duhet te flasim me vete,

kur dehem ,por jo nga pija …flas me veten