Të kundërtat (nuk) tërhiqen

Shumica pohojnë se të kundërtat tërhiqen, por sigurisht gabojnë. Në fakt shkencëtarët pohojnë se gratë i tërheqin burrat që iu ngjajnë.
Rezultatet e studimit më të ri mund të shpjegojnë pse për shembull, janë tërhequr mes vete yjet si David dhe Victoria Beckham, Tom Cruise dhe Katie Holmes apo Johnny Deep dhe Vanessa Paradis.

Psikologët nga Universiteti St. Andrews zbuluan se grave iu duken më tërheqës burrat që duken më të fuqishëm por që kanë ngjashmëri me to. Shkencëtarët pohojnë se zbulimi për tërheqje mes ngjashmërive do të heqë dyshimet lidhur me mosbesimin e grave ndaj madho burrave.

Në këtë studim morën pjesë 60 gra të cilat vëzhgonin fotografitë e burrave, dhe u dëshmua se më tërheqës iu dukeshin burrat më të fuqishëm të cilët së paku pak iu ngjanin.

‘Studimet paraprake treguan se gratë i tërheqin burrat më të fuqishëm, por njëkohësisht në to zgjojnë edhe dyshimet. Tashmë zbuluan se kjo s’duhej të qëndrojë kështu nëse gruaja vëren ngjashmëri me vetveten”, deklaroi Tamsin Saxton, udhëheqëse e studimit.

une mendoj se te kundertet terhiqen sepse plotesojn njeri tjetrin , keto studime me lert them se jan pak siperfaqsore per te caktuar tipa te njejte apo te kundert

Une mendoj qe te kundertat nuk terhiqen. Ne qofte se 2 persona kane pikepamje te ndryshme mbi shume ceshtje ata do kene gjate tere kohes debate ndermjet tyre. Them qe nje marredhenie e tille nuk mund te funksionoje.