Të përgjosh partnerin është e drejtë apo e gabuar?

Një gjë të tillë e bënin gjyshet tona duke kërkuar nëpër xhepat e xhaketave apo pantallonave dhe e bëjnë akoma sot,duke kontrolluar e-mailin,sms apo profilin në facebook. Kanë ndryshuar mjetet por qëlllimi mbetet I njëjti :“të gjesh prova për ndonjë tradhëti të mundshme”.


Frika që mund të jesh tradhëtuar I kap të gjithë edhe çiftet më të konsoliduara por a është e drejtë një gjë e tillë?

E vështirë të jepëet një përgjigje me vlerën morale të të kontrolluarit. Edhe kur dyshimet janë të bazuara diku nuk ka vlerë që të bësh rolin e dedektivit sepse të krijon një stres të fortë. Zgjidhja e vetme në këto raste është dialogu.

Të përgjuarit dhe kontrolluarit për një kohë të gjatë ofron rezikun e zhvillimit të një rituali maniak-obsesiv kundrejt personit që do. Vetëm vetëdija ndihmon për t’u çliluar nga një sjellje e tillë, personi duhet ta njohë problemin e vet dhe të jetë I ndërgjgjeshëm për pasojat që vijnë nga kjo lloj sjellje si personale ashtu edhe në çift.

ehh…kot nuk thon qe besimi esht gje e madhe . mungesa e tij te gerryen…
kur ke vertet dyshime…un jam shum pro qe te perveshesh menget e te fillosh te ‘hetosh’ vet. Ndoshta meshkujt e urrejn kte gje…por smund te rrish si idjote kot …duke menduar se esht duke te tredhetuar :mad:

Edhe kur dyshimet janë të bazuara diku nuk ka vlerë që të bësh rolin e dedektivit sepse të krijon një stres të fortë. Zgjidhja e vetme në këto raste është dialogu.

ehe…po moj po…nese ai realisht po te tradheton…hiqe mendsh se mund te ta thot vet…perkundrazi…do bej si shum i dhen pasteje ne momentin qe do nuhas qe ti dicka ke kuptuar.
jo vlla…beje ti rolin e budallaqes dhe per pak koh…dhe ne observim e siper ter kohes

Disa e kane ne gjak kete ves te shemtuar,sado qe mundohen te ndryshojne mbeten te njejt,nese ky veprim ju jep kenaqesi welcome se s,mbetet tjeter gje

Mission impossible 4 :lol:

po ta gjykosh ne siperfaqe ves i shemtuar eshte… por po te te ndodhi personalisht …e ben qe cke me te…!..te te gerryej dyshimi per nje tradheti…e te besh si i verber…ska shance…!!

Nuk pergjohet asnjehere!..dhe arsyet dihen…nuk ke te drejte te dominosh dhee te pervetesosh nje person tjeter…edhe pse eshte “i yti”…ne momentin qe ai/ajo nuk ndihen mire me ty…dera eshte e hapur…dhe nuk ke pse t’ia besh gjerat te veshtira atij/asaj dhe vetes!..

nuk ke te drejta mbi te!..sepse ai/ajo jane prone e vetvetes!..

nermal gabim o’! Nuk bon me pergju se s’ka kuptim en radh t’1 edhe e 2-a, shihet qe s’ki besim n’to! Per menimin tem shum veprim palidhje o’ ky edhe vet kurr se boj! Kur t’vjen puna aty, dana me to kejt.

jam shume dakort me ty…si ta lejosh tj te te bej per budall …te kuptosh … te ndjesh se dicka nuk eshte ne rregull dhe te pranosh realitetin pa ber asgje… eshte njesoji sikur te pranosh se nuk ke dinjitet …dhe te shtiresh sikur e ke … pff
per cf duhet martesa kur ska besim… ska respekt , ska dashuri …me mire vetem … ,

Super super e gabuar! Nje arsye per te prishur lidhjen!

ku eshte budallalliku ketu?..edhe nese fillon edhe heton…edhe nese kuptove dicka…po pastaj?..mashkulli keshtu eshte krijuar nga natyra…nuk jam pro tolerimit te “tradhetise”…ama nese ai e ka ne gjake kete gje…nuk jemi ne zoti ta ndryshojme…dera eshte e hapur…as ata nuk e lodh…e as vehten me!..

Nuk e kuptoj…pse ky gjykim kaq siperfaqsor nga ju.
Dihet qe nuk esht gje e bukur te te kontrollojn telefonin…ama…po ta shikosh nga nje tjeter kontekst…ne nje situat qe ti je duke dyshuar per nje tradheti…si mund te rrish duarkyrq…
pret te vi te ta thot vet ? ska shance…mandje do jet ne perpjekje te vazhdueshme per ta mbuluar…
Jam e sigurt qe te ter do e benin …ne te till situat
Nje kontroll…sa per te gjet dicka konkrete…per tu ul e per te ber nje bised te drejtperdrejt…duke i dhen fund njeher e mir dyshimit gerryes…

nuk do te ishte mire

…thuhet…beso dhe kontrollo…nuk mendoj se eshte e gabuar…

Thuhet mire e the…mirpo populli thote gjithashtu se me te thene nuk shkohet as ne…

Prandaj…nuk besoj se eshte e drejte!..ja dhe e kontrollove,ja dhe e kape,ja dhe…dhe…dheeee…meshkujt jane nje elektron i lire e dashur patriote…dhe sa do t’a shtrengosh nese kane mendje te keqe…e gjejne menyren per te te ta hedhur…vetem sa te stresosh veten dhe ate…duke i ndjenjur si polic mbi koke…mos e paste ate mendje thuaj…se po e pati…s’ke c’ti besh…

te pergjosh partnerin eshte xhesti mi i ulet qe mund te egzistoje,
qe nen kupton shum gjera,:mendoj::mendoj::mendoj::mendoj::mendoj:

jam shume dakort dhe me mendimin tend patriote,por po ta analizosh nga ajo ane qe thua ti nqs nje maredhenie eshte e ndertuar mbi themele te shendosha atehere nuk ka pse te ekzistoje as dhe nje fije me e vogel dyshimi apo mosbesimi.jo vetem meshkujt jane elektron i lire…dhe femrat gjithashtu.nuk pajtohem dot me idene qe te ndaj me nje person shume gjera dhe ai te njejtat gjera ti ndaje dhe me dike tjeter.:@:@:’(:’(…pastaj ne nje maredhenie nese ka dicka qe nuk shkon apo jo kjo gje duket qe ne ajer…qe ne sy,nqs lidhja eshte e vertete dhe ska me nevoje per gjeste te tjera.por ndonjehere si padashur nuk ben keq nje kontroll i vockel…:stuck_out_tongue:

ok jam dakord me ty deri diku…por nuk ngrihen themelet e nje lidhje…duke i bere kontroll e duke e mbajtur gjerat me tabela udhezimesh apo duke i ndenjur si polic mbi koke…

une e dua lirin (ne kuptimin e mire te fjales)…edhe mashkullit tim i duhet…nese ai me jep mua vendin qe meritoj…dhe nese une si person nuk i le mangesi…mbi te gjitha i dhuroj dashurine qe me buron nga shpirti…ai nuk ka arsye qe “livadhisi”…hahahahaha…

por mashkulli eshte mashkull…dhe ne jemi si dita me naten…ok…shkon ku shkon…bene cfare bene …une jam baza e tiij…dhe kjo me pelqen…dhe ka me mire…qe ne fund ai perplaset…ne kraharorin tend…aty ku ndihet dhe ndjen dashurine e botes…

uaaaaaaaaaaaaaaaaau…:o ti thua mesa kuptova qe te beje cte doje,prape tek ty do vi!!!dhe ti ndihesh mire qe eke???joooooooooooooooooooo snuk fare bukur keshtu.nje mashkull o te do dhe ska nevoje per te tjera se tek ty gjen gjithcka o nuk te do,kjo eshte fare e thjeshte!!!pastaj kur ai ndjen dashurine e botes tek ty pse duhet te “gaboje” duke te “zevendesuar” ty qofte dhe per nje gje te momentit.ndoshta jeta te ben te reflektosh dhe te mendosh ndryshe me kohen.pastaj femrat e zgjuara dine si,kur dhe pse kontrollojne!!(y)

Une i shoh gjerat me kendveshtrimin realist motra…qe dmth…nje mashkull eshte mashkull…dhe sado te mundohesh ta ndryshosh personin e tij,nuk e bene dot…

Ai eshte i lindur nga natyra per te qene i lire ne c’do aspekt…dhe nuk ka lidhje dashuria ketu…sepse ai mund ta doj femren qe ka…ama si mashkull qe eshte nuk i rrihet pa u “ngaterruar”…pak me femra te tjera…

une quaj femer te zgjuar jo ate qe kontrollon mashkullin,por ate femer qe e bene mashkullin te jetoj me te si te fundit dite…dhe jo t’ia beje ditet malore…ku ishe?..ku vajte?..ne momentin me te pare qe sheh cel t’ia kontrolloj…buuuuhhhhh se imagjinoj dot…

femer e zgjuar eshte ajo…qe di se si ta beje per vete…as me pak e as me shume se me dashurine dhe shpirtin e saj…t’ia zbukuroj ditet duke i dhuruar dashuri…nese ai ndihet i kompletuar ne kete aspekt…nuk ka arsye te livadhisi…ta siguroj une…ama ta kontrolloj…se konceptoj dot…

nuk eshte aspak personale,por te nqs ti dhuron dashuri ke nevoje dhe te marresh…jeta eshte e ndertuar mbi keto baza.nuk duhet me qene crudele te pranosh qe nje mashkull te do dhe pike dhe nuk i kalon ndermend te flirtoje me te tjerat.gjithsesi e respektoj mendimin tend,por mbeshtes timin.:stuck_out_tongue: