Te rejat nga Shkenca

10 miliardë planete të njëjta sikur Toka

Në gjithë hapësirën e galaktikës tonë ndodhen rreth 10 miliardë planete të ngjashem me Token por ndoshta qe te gjithe te pabanuar.

Këtë e bën te ditur astronomi amerikan Alan Boss nga Uashingtoni, në bazë të zbulimeve më të fundit që janë bërë nga teleskopët e fuqishëm tokësorë. Prej pak kohësh, Boss ka publikuar një libër me titull “The Crowded Universe” që është bërë bestseller për të apasionuarit pas mistereve të universit.

“Kemi arritur në perfundim se ekzistojnë 10 miliardë planete binjake te Tokes vetem ne galaktiken tone, por duke ditur se ne univers ka 100 miliarde galaktika, atehere ky numer mund te jetë shumë herë me i madh”, thekson astronomi. Kjo do te thote se 10 miliarde planetet e ngjashem me Token kane karakteristikat e planetit tone, qe do te thote; planete qe rrotullohen rreth diejve te tyre ne një distancë as të afërt por as të largët nga ylli i tyre.

Sipas Boss, planetët mund të ndahen ne tre kategori; gjigande si Jupiteri, topa akulli si Neptuni dhe super-planete si Toka. Cdo yll gjate procesit te krijimit, formon rreth vetes planete te ndryshem te krijuar nga gazi dhe pluhuri.

“Ne tani shikojmë vetem planetet gjigande, por pranë tyre ndodhen edhe të vegjëlit, binjaket absolute te Tokes qe mund t’i shikojme dhe studiojme pas shume vjetesh. Përkohësisht mund të hipotezojmë se vetëm 10 % e planeteve te çdo galaktike janë të njëjtë me Tokën, çka do te thotë rreth 10 miliardë”, thekson astronomi amerikan.

Por pavarësisht kushteve të krijuara për zhvillimin e jetëve në keto planete, Boss mendon se në keto planete jo domosdoshmerisht eshte zhvilluar jeta si ne Toke, pasi gjithcka varet nga itenerari i evolucionit te materies. Ndërkohe, per kete qellim, ne 5 mars te ketij viti do leshohet ne hapesire nje teleskop, në gjendje te vezhgoje me fuqi shume here me te madhe galaktiken tonë.

Discovery, shtyhet serish leshimi ne hapesire

Eshte shtyre per te katerten here leshimi ne hapesire i anijes kozmike Discovery nga NASA.

Vonesa e radhes ka ardhur si pasoje disa problemeve ne valvolen e serbatorit te karburantit. Leshimi i Discovery ishte shtyre edhe tre here te tjera dhe ishte vendosur qe ajo te nisej me 27 shkurt, per nje udhetim 14 ditor.

Anija do te transportonte nje set panelesh diellore ne Stacionin Hapesinor Nderkombetar. Nuk eshte vendosur ende nje tjeter date per leshimin.

Sudan, gjenden pjese te asteroidit “2008 TC3”

Pjese te asteroidit te perplasur ne territorin e Sudanit ne 7 tetor jane gjetur nga astronomet.

Trupi qiellor “2008 TC3” me diameter 5 metra nuk u shperbe ne atmosfere, duke lene gjurmet e tij edhe ne Toke pas perplasjes. Ngjarjen e ka raportuar nje pilot avioni, duke thene se qiellin e kishte pershkuar nje top i zjarrte.

Qe nga ai moment, nje grup kerkuesish nga Universiteti i Khartumit u vune ne kerkim te mbetjeve, ndersa NASA u dha te dhena te peraferta per koordinatat. Nderkohe, Lindley Johnson nga “Near-Earth Object Program” ka rindertuar momentin e perplasjes se objektit te rralle qiellor me Token.

Tashme qe shkencetaret kane pjeset e asteroidit mund te nisin analizat e hollesishme per te zbuluar perberjen e tij.

Mars, sonda Phoenix zbulon uje te lengshem

Sonda marsiane e NASA-s, Phoenix ndoshta eshte ndeshur me nje pellg te lengshem ne siperfaqen e planetit te kuq.

Pergjegjesi teknik i misionit Peter Smith tregon se sonda e leshuar ne polin e veriut ka hasur ne nje pjese te lengshme qe mendohet te jete uje. Shkencetaret mendojne se ne ate ambient ku presioni eshte shume here me i larte se ne Toke dhe temperaturat nuk kane kaluar ndonjehere mbi kufirin e -20 gradeve, nuk eshte e mundur qe uji te ruhet ne gjendje te lengshme, perjashtuar vetem disa raste.

Hipoteza e pare eshte qe bulezat e fotografuara nga sonda jane absorbuar nga atmosfera. Nje tjeter hipoteze eshte se gjate uljes, sonda ka shkaktuar nxehtesi duke shkrire perkohesisht nje pjese te akullt.

Gjithashtu, mesohet se uji eshte ne gjendje te kripur dhe kjo ka bere qe shkencetaret te mendojne se sasia e larte e kripes ne kete zone nuk mund te lejoje zhvillimin e jetes. Phoenix u ul ne Mars ne 25 maj te vitit 2008 dhe pas 5 muajsh e nderpreu punen pasi u paralizua nga akulli.

Bimet, sistemi drejtues ndodhet tek rrenjet

Ne rrenjet e bimeve eshte zbuluar qendra e komandes se tyre.

Sipas nje grupi shkencetaresh nga Universiteti i Firences, nga qelizat e rrenjeve mund te jepen sinjale elektrike, ne menyre te ngjashme me ate qe bejne neuronet tek kafshet. Por ne ndryshim nga neuronet, keto qeliza kane si vecori emetimin e sinjaleve ne te njejten kohe.

Ne kete perfundim eshte dale pas studimit te lules multi electrode arrays, ku sistemi elektrik transmetohet nga nje qelize ne tjetren. Ky studim eshte publikuar i plote ne faqen nderkombetare online te Pnas (Proceedings of the National Academy of Science).

Teper interesante a mund te me tregosh se ku i gjen keto informacione kaq interesante?

Astronautët e NASA-s përfunduan ecjen e planifikuar në hapësirë

Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe të anijes amerikane “Discovery” kryen dje ecjen e parashikuar në hapësirë, gjatë së cilës instaluan panele të reja diellore, që ndihmojnë për furnizimin e stacionit me energji.
Sic bën të ditur agjencia e lajmeve në shqip VOA, NASA tha se dy astronautët Steve Sëanson dhe Richard Arnold qëndruan në hapësirë pak më tepër se 6 orë për të instaluar bazën suportuese të paneleve diellore.

Astronauti Jozef Acaba u tha kolegëve të tij kontrollorë në Tokë, se instalimi i paneleve diellore u realizua jo aq lehtë sa ishte menduar, por shtoi se kolegët e tij “kishin bërë një punë shumë të mirë”.
Sfida mbetet sot, kur krahët e panelit diellor të shpalosen. NASA tha se ecja e djeshme në hapësirë është e para mes tre ecjeve të planifikuara gjatë misonit 13 ditor të anijes “Discovery”. (burimi baklanweb)

thojn qe ekzistojn 7 pal toke e 7 pale qielle