Tejkalohet shpejtësia e dritës

Tashmë ka një konfirmim zyrtar: Shpejtësia e dritës është arritur të tejkalohet. Të dhënat që janë publikuar mëngjesin e sotëm tregojnë se neutrinet lëvizin me shpejtësi rreth 60 nanoskeonda më shumë se shpejtësia e dritës, limiti i shpejtësisë në kozmos.

Rezultati është arritur gjatë një eksperimenti të Qendrës Europiane për Kërkimet Bërthamore, CERN, i cili ka analizuar rrymën e neutrineve që janë lëshuar nga laboratori i saj.

Rezultati është bazuar mbi vëzhgimin e mbi 150 mijë neutrineve, të cilat kanë përshkuar 730 kilometrat që ndajnë CERN-in (Zvicër) nga laboratori tjetër pritës në Itali. Të dhënat që do të prezantohen sot në Gjenevë tregojnë se neutrineve iu duhen 2,4 milisekonda për të përshkuar këtë rrugë, me një diferencë kohe prej 60 /1 000 000 000 më shpejt se pritej.

Rezultati është arritur me anë të disa matjeve tejet të sakta, të bëra nga ekspertët e metrologjisë në CERN në bashkëpunim me kolegët e institucioneve të tjera. Shkalla e gabimit në matje llogaritet të jetë 20 centimetër për gjatësinë prej 730 km të udhëtimit të neutrineve. Për matjet janë përdoruru një sërë instrumentesh të sofistikuara, si sisteme Gps të projektuara posaçërisht për eksperimentin dhe orë atomike.

Vetë CERN-i bën të ditur në një njoftim se “duke parë rezultatet e jashtëzakonshme të këtij eksperimenti, kemi vendosur t’ia nënshtrojmë përfundimet një kërkimi tjetër më të zgjeruar”.

Të premten, më 23 shtator 2011, u botua punimi i një ekipi fizikanësh (117 sish!) të cilët në CERN (një laborator gjigant në Gjenevë) në mënyrë eksperimentale vërtetuan se grimcat materiale mund të lëvizin më shpejtë se drita. Sipas Dr. Shukri Klinakut, profesor i fizikës në Universitetin e Prishtinës, nuk u zbulua grimcë e re, por grimcat e njohura me emrin NEUTRINO (grimca shumë më të vogla se sa protoni, neutroni e elektroni) janë shpejtuar në aparate për shpejtim të grimcave (akseleratorë). Pra, fizikanët arritën ta shpejtojnë neutrinon deri në shpejtësinë 300006 km/s, ndërsa drita në vakuum arrinë shpejtësinë 299792 km/s. Mbaroi shpjegimi. Tjerat kuptohen, nëse kuptohet fakti se “fizika zyrtare” e ka bërë ligj suprem, gur themeltar të fizikës, konstantë univerzale të natyrës pohimin se: shpejtësia e dritës është gjithnjë konstante dhe e patejkalueshme në çfarëdo sistemi referues. Me fjalë tjera, eksperimenti më i ri “rrëzon ligjin suprem të fizikës”, “rrënon gurin themeltar të fizikës” dhe “konstantën univerzale të fizikës” e kthen në konstantë të zakonshme të shpejtësisë së dritës, për një mjedis të dhënë.
Si do që të jetë, mjafton që njeriu të ketë përgatitje solide nga fizika dhe matematika e gjimnazit dhe të kuptojë, se mbi 100 vjet fizika ka qenë në rrugë të gabuar, duke u mbështetur në teorinë e Ainshtainit (Albert Einstein) për lëvizjen relative.

“Lajmi i ri” është i vjetër!

Shpesh ka ndodhur në shkencë, që “zbulimet shkencore” kanë qenë në të vërtetë rizbulime. Edhe tani, kjo ka ndodhur. Pra, a ka pasur më herët grimcë që ka lëvizur më shpejtë se drita? PO! A e ka regjistruar njeriu një lëvizje të grimcave me shpejtësi më të madhe se drita? PO! Madje, një mori eksperimentesh që merren si vërtetim i teorisë së Ainshtainit mbi relativitetin, identifikojnë lëvizjen më të madhe se ajo e dritës, mirëpo, interpretimi i Ainshtainit dhe besimtarëve të tij e kanë mbuluar këtë fakt. Një mori fizikanësh me renome ndërkombëtare e kanë ngritur zërin kundër shkeljes së fakteve. Disa prej tyre edhe nobelistë të fizikës. Por, shumica ishte me Ainshtainin! Politikë! Besim! Shkenca u shkel për një kohë!

Çka do të ndodhë tani me fizikën?

Fizika do të rishkruhet. Mirëpo, ka fizikanë të menqur të cilët edhe kur kanë shkruar libra të fizikës së përgjithshme (madje, të nivelit universitar) kanë pasur kujdes dhe nuk e kanë përmendur qoftë edhe me një fjali ekzistencën e një farë teorie të relativitetit të Ainshatinit. Edhe e kanë shpjeguar për mrekulli fizikën. Pra, këta fizikanë nuk kanë nevojë ta rishkruajnë fizikën. Me fjalë tjera, fizika nuk ka pasur dhe nuk ka nevojë për teorinë e relativitetit. Mirëpo, e vërteta është se 99% e fizikanëve i kanë besuar Ainshatinit, 99, 99% e librave e përmbajnë teorinë e gabuar. Prandaj, me plotë gojën mund të thuhet se fizika do të rishkruhet.
Sigurisht, do të ketë përpjekje të mëdha nga ana e “fizikanëve relativistë” që edhe kësaj here t’ia hedhin së vërtetës. Por, edhe nëse ndodhë kjo edhe për një kohë, të vërtetën nuk mund ta heshtin përgjithmonë. Teoria relative e Ainshtainit është shumë më e ndërlikuar sot, se sa në origjinën e saj, pikërisht për t’i shmangur faktet të cilat gjatë 100 viteve të kaluara i kanë sjellur fizikanët që mendonin se teoria relative ishte e gabuar. Fakti që ende në fizikë është e pranishme teoria e relativitetit është turp i fizikës së shekullit 21 (shih www.klinaku.com, 2009). Ndërsa, një ndër mashtrimet më të mëdha të njerëzimit përgjithësisht, është mbajtja e Ainshtainit për njeriun më të menqur të njerëzimit. Si duket, tani ky turp dhe ky mashtrim do të lahet shpejt.

Befasi apo lajm i pritur?

Gati si në çdo problem, edhe për teorinë e relativitetit janë dy taborre kryesore ithtarësh. Ata që ishin PËR dhe ata që ishin KUNDËR. Ata që ishin për edhe janë befasuar me lajmin nga CERN-i. Ata nuk e besojnë ende këtë lajm. Por, ata që ishin kundër dhe që kishin punuar në drejtim të zbardhjes së vërtetës, këtë lajm e kanë pritur. Unë e kam pritur çdo ditë. Pres triumfin përfundimtar. Në pritje të këtij lajmi jam përpjekur të argumentoj se teoria e relativitetit e Ainshtainit është e tëra gabim (baza e saj, mënyra e ndërtimit të saj dhe interpretimi që u bënë ajo fenomeneve). Këtë e kam bërë në aspektin teorik dhe duke interpretuar rezultatet e eksperimenteve të mirënjohura që kanë të bëjnë me teorinë e relativitetit. Dy prej disa punimeve të mia në këtë fushë mund të gjenden në këto lidhje interneti: https://link.aip.org/link/?APCPCS/1316/345/1 dhe https://147.96.27.42//getFile.py/access?contribId=30&resId=0&materialId=poster&confId=3

Dr. Shukri Klinaku është profesor i fizikës në Fakultetin e edukimit, Universiteti i Prishtinës dhe është autor i shumë punimeve që shpjegojnë se teoria e Albert Einstein-it mbi relativitetin është e gabuar.

sado e shpejt ashte shpejtesia e drites ,mua me ka bere pershtypje nga nji pjese e teorise se relativitetit qe … nuk mundet te jesh ne te njejten kohe ne te njejtin vend …kjo besoj qe i heth poshte te gjitha mundesite e te rishkruarit te fizikes por nji gje eshte e garantuar se keta shkencetaret e sotem sec u bazuan diku ,por se ku nuk e marr vesh

bravo CERN, por ishalla nuk krijojne ndone vrym te zeze se na perlau te gjitheve!!!