Teknologjia risjell Shvarceneger ne “Terminator”

Teknologjia risjell Shvarceneger ne “Terminator”

Guvernatori i Kalifornise, Arnold Shvarceneger rikthehet ne filmin e ri “Terminator”, fale teknologjise.
Imazhe te aktorit, qe luajti rolin e robotit vrases ne origjinalin e realizuar ne 1984, jane shtuar ne filmin e ri, pasi guvernatori ishte i zene dhe nuk kishte kohe per xhirime te reja. Prania e 61-vjecarit ne “Terminator Salvation” u njoftua ne Los Anxhelos.

Shvarceneger tha se ishte i kenaqur nga ajo qe e priste, nese do te deshironte t’i kthehej serish aktrimit. Aktori pritet te jete i pranishem ne premieren e filmit me 14 maj.

Filmi me protagonist Christian Bale do te shfaqet ne kinemate amerikane me 21 maj.

Po dhe un e pash reklamen per kete filem, flm eugjen.

arnold shvarceneger eshte 1 ne ate moshe edhe ben filma aksion!!!sa keq qe hoqi dore nga ajo pune…

Aktor shume i mire eshte dhe mua me pelqen shume,po pse paska hequr dor nga aktrimi,se paskam ditur nje gje te tille.

Sepse ne jemi rritur me periudhen e Arlond-it. Po tani dy profesioni nuk i ben dot ai, dhe ate te guvernatorit :slight_smile:

Po Reno ke te drejt jemi rritur me periudhen e Arnoldit,me filmat e tij shume te mrekullueshem,por dhe mosha ben te veten keshtu qe puna e Guvernatorit sikur eshte me e pershtatshme per te,plus qe tani kan dale aktor shume te mire.