Telefonat edhe si kuleta?

Kompanitë e ndryshme nga Silicon Valley janë duke u munduar që ta zëvendësojnë kuletën fizike, të cilën ne e mbajmë me vete zakonisht.

Në anën tjetër, emrat e mëdhenj botëror janë duke u munduar që t’i zëvendësojnë kartelat e kreditit dhe debitit përmes përdorimit të teknologjisë “near-field-communication (NFC)”, të cilat instalohen në telefonat e mençur mobil.

Teknologjia NFC e lejon transmetimin e të dhënave të ngjashme si informatat për pagesat, poenat e grumbulluara nga programet e ndryshme të lojalitetit apo kuponat nga blerjet, të cilat më pas përkthehen në transaksione tek arkat e ndryshme vetëm përmes një klikimi.

Sipas hulumtimeve të firmës Gartner, thuhet se në vitin 2014, më shumë se 340 milionë përdorues do të përdorin pagesat mobile, të cilat do të arrijnë në 245 miliardë dollarë, në krahasim me 32 miliardë dollarët që ishin shpenzuar vitin e kaluar përmes këtyre blerjeve.

Ndërsa, firma tjetër ABI Research thotë se numri i telefonave mobil të cilët ofrojnë mundësi pagese me NFC do të dyfishohet në vitin 2012, pasi që kompanitë dhe platformat e ngjashme si Google Android dhe Apple iOS janë duke investuar vazhdimisht që ky numër i telefonave dhe përdoruesve të rritet.