Televizori (vrasësi i levizjes)

Gati çdo i pesti fëmijë që shkon në kopsht parashkollor është i trashë! Mësuesit e sportit dhe mjekët e fëmijëve vërejnë përveç kësaj, që lëvizjet e shumë fëmijëve janë të pamjaftueshme dhe se shumë të rinjë e kanë një qëndrim të keq të trupit, që mund të çoj deri te dëmtimi i kurrizit.

Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit. Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë a po vende tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësit e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta „robërojnë“ atë janë fortë të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar.

Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.

Një ofertë e gjerë e mediave qëndron sot në dispozicion. Mediat në përditshmërinë e fëmijëve janë sot të natyrshme. Aty bënë pjesë televizori, radio, CD- Player, videolojërat dhe videofilmat, DVD, revistat, Handys dhe kompjuteri deri te interneti. Konsumi medial do të thotë kufizim për aktivitetin trupor. Për këtë arsye fëmijët dhe të rinjët duhet të mësojnë aktivisht si të sillen me këto media.
Sjellja e vërtetë nuk do të thotë veç, që të dinë të shërbehen me këto media, por para s´ gjithash, të mësojnë që me shumë masë dhe në mënyrë kritike t´i shfrytëzojnë.
E pranishme duhet të jetë loja, lëvizja, ecja, bëritma dhe takimet me shoqëri, por ashtu si qëndrojnë që nga vendi ë parë!
Nëse fëmijëve ju afrohet mundësia që jashtë (p.sh. në oborr, në hyrje të shtëpisë, në rrugë apo vendloje) të rrinë, kështu harrojnë ata disa emisione të „rëndësishme“në televizor.
Jepuni pra ju fëmijëve tuaj mundësin, që të takohet me shokë, apo ftoni fëmijë tjerë që të vinë të luajnë te ju. Fëmijët kanë mjaftë fantazi, që të gjejnë lojëra, ata nuk duhet gjithmonë të jenë në përkujdesje.

Fëmijët që e shikojnë shumë televizorin shpesh nuk kanë tjetër veprimtari. Por e shikojnë televizorin nga monotonia apo luajnë videolojra.
Rreziku, që këta fëmijë të trashen është shumë i madh, sepse lëvizin shumë pak dhe mjerisht një pjesë e tyre hanë edhe sheqerka dhe chips para televizorit.

Kështu vie rreziku, që fëmijët pa zgjedhur dhe pa kontrolluar shikojnë çdo gjë që transmetohet. Disa Talkshows, që transmetohen në mëngjes që në asnjë mënyrë nuk janë të dedikuar për fëmijë, apo skena të dhunës që paraqiten në film, munden te fëmijët të shkaktojnë frikë dhe agresivitet.

Që edhe në programet e fëmijëve tregohet dhunë, është e rëndësishme që prindërit të dinë, çka shikojnë fëmijët e tyre dhe të flasin me ta mbi këto programe.

Në çka duhet të mendohet te programet televizive?

Fëmijët munden vetëm një pjesë të sasisë të informacioneve t´i përpunojnë. Televizori me ndërrim të shpejt të pamjeve shkakton një vërshim ngacmimesh, që para s´gjithash fëmijët e njomë nuk mund t´i përballojnë. Fëmijët reagojnë për këtë me shqetësim.
Fëmijët e njomë nuk munden po ashtu ta bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe trillimit. Dhuna në televizor i tremb dhe i frikon ata.
S´pari diku në moshën 9 vjeçare munden fëmijët, filmin dhe realitetin ta dallojnë, si dhe shtjellimet e komplikuara t´i kuptojnë.
Fëmijë janë marrës të mesazheve publicitare dhe nuk munden absolutisht përbërjen e të vërtetës të këtyre mesazheve në mënyrë kritike t´i gjykojnë.
Mjerisht para s ´gjithash edhe transmetuesit e programeve private që financohen kryesisht nga blloqet publicitare, bile edhe programet për fëmijë ndërprehen nga këto bloqe publicitare.
Fëmijët dhe të rinjët janë gati blerësit më të fortë të informacioneve, të cilat janë të dedikuara posaçërisht për një publik të caktuar.Ne nuk kemi mundësi në ditët e sotme, që publicitetit plotësisht t´i shmangemi,për këtë duhet që prindërit me fëmijët e tyre të diskutojnë mbi kuptimin dhe qëllimin të këtyre mesazheve dhe sipas mundësisë sasinë ta pakësoni.
Mardhëniet me televizor duhet të mësohen.
Këtu disa propozime:
Televizori nuk duhet nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje ta zëvendësoj!
Lëvizja dhe shfryrja i takojnë zhvillimit të shëndetshëm.
Fëmijët (por edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para televizorit.
Televizori nuk ka vend në dhomën e fëmijëve.
Njeriu do të duhej fëmijëve në ditë t´ju lejoj një emision ta shikojnë, por fëmijët duhet me vetëdije të përcaktohen për një emision. Pastaj televizori duhet të ndalet. Nuk duhet të shëtitet nëpër kanalet e tjera.
Fëmijët duhen atëherë ta shikojnë televizorin kur t´i kenë kryer detyrat ë shtëpisë si dhe ndonjë punë të vogël në shtëpi.
Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen vetëm para televizorit. Vetë programet speciale për fëmijë munden nganjëherë të shkaktojnë frikë. Pastaj është shumë merëndësi, që fëmija të ketë mundësi të flas me prindërit për atë.
Televizori nuk duhet të jetë kujdestar i fëmijëve !
Për fëmijë të njomë ka shumë emisione të mira ,që janë pa publicitet dhe janë me mësime të vlefshme. Për fëmijë prej 5 vjeç është p.sh. emisioni me miun (Maus), rruga sesam apo dhe klubi kapiteni ariu i kaltër. Për fëmijët prej 7 vjeç është emisioni dhëmbi i luanit-lule e verdhë apo dhe pasqyra e botës së fëmijëve.

tani eshte bere dhe kompjuteri i tille!

Plotesisht e Vertet :wink: