Teori e re mbi zhdukjen masive të krijesave në Permian-Trasi

Teori e re mbi zhdukjen masive të krijesave në Permian-Trasik

[b]Zhdukja më e madhe e krijesave të gjalla në Tokë, zhdukja e Permian-it dhe Trasikut, nuk është shkaktuar nga goditja meteorike, pohon David Bottjer, profesor i Shkencave Tokësore në USC College of Letters, Arts and Sciences. Sipas Bottjer, arsyja kryesore pse më se 90% të krijesave janë zhdukur para 250 milion viteve është “Toka e sëmurë”.

Sipas studimeve të fundit, Matthew Clapham, student post-diplomik në laboratorin e Bottjer, pohon se lloj-llojshmëria e krijesave dhe ndryshimet e mjedisit janë keqësuar shumë më përpara zhdukjes masive.

Clapham thotë “njerezit mendojnë se kjo zhdukje masive ishte sikur automjeti i cili e godit murrin”.
Por, Clapham pohon se shenimet gjeologjike tregojnë praninë “shumë milion vjeqare të stresit mjedisor”.

Pedro Marenco, student tjeter post-diplomik në laborator, është duke e testuar një hipotezë se ngrohja e Tokës dhe ngadalësimi i rrymimeve oqeanike, kanë ndikuar në zvogelimin e sasirave të oksigjenit të absorbuara nga deti dhe krijesat oqeanike.
Sipas hipotezes, mikrobet eventualisht i kanë pasuruar ujërat me sulfid të hidrogjenit (substancë e helmueshme).

Teoria e sulfidit të hidrogjenit gjithashtu përkrahet nga matjet e ndryshimeve në koncentrim të izotopeve të sulfurit.[/b]

sipas mendimit ke plotsisht te drejt te lumt