Teoria e re: Njeriu nuk e ka prejardhjen nga majmuni

Një grup arkeologësh izraelitë bëri të ditur mëngjesin e sotëm se ka gjetur provat e para për ekzistencën e një njeri modern në kohët e lashta, teori që mund të hedhë poshtë të gjitha spekulimet për prejardhjen e homo sapiensit, njofton Top Channel.

Lajmi i publikuar sot në një të përditshme lokale izraelite, është veçanërisht i gëzueshëm për botën islame dhe Vatikanin, pasi ato kundërshtojnë fuqimisht çdo teori të evolucionit.

Një grup i Universitetit të Tel Avivit ishte duke gërmuar në qendrën e Izraelit, kur zbuloi në një shpellë mbetjet e njerëzve të lashtë pothuajse 400 mijë vjet, të cilit kishin një pamje pothuajse identike me njeriun e sotëm.

Përpara këtij zbulimi, njeriu më i vjetër i gjendur daton dy herë më i ri, rreth 200 mijë vjet më parë. “Është shumë emocionuese të mbërrish në këtë përfundim”, deklaroi arkeologu Avi Gopher, i cili ekzaminoi rezet X dhe skanimet e avancuara që kanë si qëllim të zbulojnë moshën e zbulimeve nga gërmimet.

”Eshtë e qartë që kërkime të reja duhet të bëhen për të verifikuar gjithçka, por nëse ajo që ne mendojmë është e vërtetë, atëherë do të hedhë poshtë të gjithë teoritë ekzistuese për evolucionin”, theksoi Gopher.

Sipas teorisë së pranuar shkencore, njerëzit e parë modernë migruan nga Afrika në kontinentet e tjera. Nëse teoria e arkeologëve izraelitë do të vërtetohet, atëherë bota shkencore do të jetë e detyruar të pranojë se njerëzit e parë kanë jetuar pikërisht në Izrael.

kshu sic po bejn kta , ndonje dit te bukur , do marrim vesh qe e kemi prejardhjen nga miu :P…dhe duke qen se do ket “prova” ne do i besojm :D…:stuck_out_tongue:

Njeriu ka prejardhejn nga uji dhe balta…keto teori bin posht sikur se te Darwint

e moj motra eeee, kshu thua ti , te tjer thon nga adami dhe eva , te tjer nga majmuni , e te tjer nga kto qeniet qe na qenkan si njerez…100 versione , prandaj e shkruajta ate fjalin me te zeza ne fund …

Hera e pare qe e degjoj nje teori te tille. Mund te me thuash ku bazohesh Erina?

Njeriu ka qene gjithmone Njeri keto jane Trillime te se vertetes.

Pak e dyshim te besohet se po ndegjojn per heren e par se njeri ka prejadhejn nga nje pik uji dhe balat?

Une personalisht po e degjoj per here te pare, prandaj dhe te pyeta…

Po moj zemra te part e njerzimit jan ata muslimant thon Ademi dhe Hava nga aty zanafilla por krijumi i njerit te par pra Ademit eshte nga balta…

Shume e veshtire te besoj nje gje te tille! Njeriu ka qene dhe eshte ne evolim e siper! Puna e prejardhjes eshte me me shume çestje besimi sesa fakt i kryer.

Prejardhja e njeriut eshte fakt i gjall renix,nga dheu ka lindjen dhe ne dhe do shkoj .

Doja ti pergjigjesha Erines, po sapo lexova kte qe kishe shkruar e lashe. E ke thene shume bukur. Eshte ceshtje besimi…

Pavarsisht kundershtimeve te fese shkenca eshte perdite ne evolim dhe jep gjithmon fakte te reja …
Te thuash se njeriu u krijua nga Zoti apo Allahu eshte zgjdhja me e lehte dhe me dembele le te themi.
Fakti i ketij zbulimi mua nuk me thote se bie poshte teoria Darviniane dhe njeru eshte krijuar nga hici.