Tevez fajëson ardhjen e Berbatovit për largimin

[b]

Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez thotë se ai e kishte ditur se ditët e tij në Manchester United janë të numëruara që kur në ekip kishte arritur Dimitar Berbatov.[/b]

Sulmuesi argjentinas ka thënë se ai do të luajë për një ekip tjetër, pasi ka hedhur poshtë ofertën e re të Mancehster United për të vazhduar në Old Trafford.

“Nuk e di se ku do të luaj, por e di se ky nuk do të jetë Manchester United. Kur arrita këtu duhej të luftoja për vend si çdo lojtar tjetër. Sezoni im i parë ishte i mirë, isha herë fillestar herë zëvendësues, por e respektova atë”, ka thënë Tevez.

“Por në vitin tim të dytë, pas ndeshjes kundër Liverpoolit, trajneri filloi të më shikojë nga lart. Fansat më përkrahën shumë, andaj mendova se diçka ndodhte pasi paraqitjet e mia po ashtu ishin të mira”.

“Nuk u ndjeva i përkrahur pas arritjes së Berbatov, pasi unë isha njeriu për detyrën për të cilën ai u soll ta bëjë”, ka shtuar mes tjerash argjentinasi.

per mendimin tim tevez esht me i mir se berbatov edhe pse kan karakteristika te ndryshme,por ky esht me efikas ne loj

Dhe une ashtu them qe Tevez eshte nje lojtar shume me i mire se Berbatov ne shume pikpamje,dhe mendoj se tranjeri Manchesterit ka bera gabim ne qoftese ka nenvlersuar nje lojtare si Tevez.

Gjithashtu dhe une kshu them qe tranjeri i Manchesterit ka bere gabim qe e ka nenvlersuar nje lojtar si Tevez.