Thirret policia në xhirimet e “Megadeth”

Disa zyrtarë policorë janë ftuar në xhirimet e grupit “Megadeth”, pasi që rokerët kishin vendosur që të përdorin një tanke në xhirime.
Bendi ishte duke xhiruar videoklipin e këngës së tyre më të re “Right To Go Insane”, mirëpo është bërë një kaos në skenë kur arriti policia për të hulumtuar përdorimin e ‘artilerisë së rëndë’ nga xhiruesit.

Frontmeni Dave Mustaine në një prononcim për Rock Radio është shprehur entuziast për gjithë këtë ndodhi duke e quajtur ‘një ditë e bukur për të jetuar”. /Telegrafi/

Faleminderit per informacionin:)