Timberlake: Muzika e Jackson ishte e përkryer

Justin Timberlake, i cili më herët e kishte etiketuar Mbretin e Popit si ikonë të tij muzikore, mendon se këngët e Michael Jackson ishin ’99.79 përqind perfekte’.
“Duke u rritur në Tennessee, kurrë në të vërtetë nuk e kuptoja fenomenin Michael Jackson, rrëmujën që e ndiqte atë gjithkund”.

“Vetëm dëgjoja disa këngë të caktuara të cilat i doja si fëmijë dhe tërhiqesha nga to. Ndodh kështu pasi 99.79 % e këngëve të tij janë të përkryera”, ka thënë Timberlake.

Aftësitë e vallëzimit të 28-vjeçarit shpesh janë krahasuar e lëvizjet karakteristike të Michael, por Justin thotë se ai kurrë nuk është përpjekur të ‘imitojë’ këngëtarin e ndjerë