Tirana 2 Milan 0

Tirana ka shenuar nje fitore te paparashikuar gjate mbremjes se djeshme me nje nga ekipet evropiane me te njohura, Milanin, me rezultatin 2 me 0. Ndeshja eshte ndjekur edhe nga kryeministri Sali Berisha i cili ndodhej mbreme ne tribunen VIP.

Skuadra italiane u prit nga kryeministri Berisha. Masa të forta sigurie në keyeqytet

Tirana arriti nje fitore mjaft te bukur ndaj Milanit me rezultatin 2-1. Edhe pse ishte nje takim miqesor, publiku i pranishem ishte mjaft i madh ne numer, fale presidentit Refik Halili te Tiranes, i cili i bleu biletat e kompanise organizatore dhe i rishiti me cmim me te lire. Tifozet u zbaviten shume, pasi munden te shohin ne “Qemal Stafa” dy gola spektakolare te bardhebluve, si dhe yjet e shumte te Milanit, qe nuk e kursyen perkushtimin. Edhe pse nje sfide jo zyrtare, ajo ka vlera historike per ekipet shqiptare ne ballafaqimet me skuadra kaq te medha si Milani, ndaj gjithcka u festua me fishekzjarre e me nje koreografi e atmosfere tejet dinjitoze, duke ia rrit edhe me shume vlerat ndeshjes.
ARDHJA - Milani ka shkelur në Shqipëri rreth ores 12.00, ku do të luante një miqësore ndaj Tiranës në orën 19.00 dhe kjo përbën një ngjarje të rëndësishme për futbollin tonë. Kampionati Italian është tepër i ndjekur në Shqipëri dhe Milani është një nga skuadrat që ka më tepër tifozë. Kështu që ardhja e Ronaldinjos me shokë i ka çmendur të gjithë. Kryeqyteti sot ka qenë nën masa të forta sigurie për të përballuar fluksin e tifozëve që do të mbërrinin nga anë e mbanë vendit dhe që mezi prisnin të kalonin një mbrëmje të paharrueshme. Milani, madje, përpara ndeshjes, u prit në një vizitë edhe nga kryeministri Sali Berisha. Në këtë takim, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i dhuroi një fanellë kuqezi me numrin 1 kryeministrit, ku ishte shkruar edhe mbiemri i tij “Berisha”. Pak më parë, në Rinas, Galiani ishte shprehur duke thënë: “Sollëm në Tiranë lojtarët tanë më të mirë dhe kjo ishte edhe një dëshirë e presidentit tonë Berluskoni, i cili e vlerëson shumë faktin që Milani ka shumë tifozë në Shqipëri. Dhe pikërisht në respekt të tyre ne erdhëm me të gjithë lojtarët tanë.”
Në konferencën për shtyp, të dhënë në mjediset e Hotel Sheratonit në Tiranë, kanë folur Ronaldinjo, i cili është përfaqqësues i OKB-së për sportin, kapiteni i kuqezinjve Paolo Maldini, që përfaqëson edhe UNICEF-in në botë, si dhe trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti. Të tre milanistët u shprehën mjaft të kënaqur me mikëpritjen e ngrohtë që u rezervuan shqiptarët në çastet e ardhjes së tyre. Ylli brazilian i Milanit, Ronaldinjo, i pyetur nga “Sportit Shqiptar”, foli edhe për njohjen e tij me Lorik Canën: “E njoh mirë, kemi luajtur bashkë te Paris Saint Zhermeni në Francë dhe mund të them se është një futbollist i shkëlqyer.”

Kronika

Si asnjehere me pare, ne tribunen qendrore te “Qemal Stafes”, kesaj here tundimit te ndeshjes nuk i rezistoi as kryeministri Sali Berisha, prania e te cilit nuk ishte parashikuar. Presidenti i Tiranes, zoti Refik Halili, i dhuroi Galianit ne shenje simbolike kullen e sahatit te Tiranes, nje nga simbolet e kryeqytetit tone. Pragndeshja u karakterizua nga tingujt e muzikes dhe nje xhonglier i talentuar anglez dhuroi spektakel perpara publikut, me disa veprime spaktakolare me topin. Tifozet e Tiranes i kane bere “karshillek” Milanit, duke perfituar edhe nga mungesa e tifozeve italiane te kuqezinjve dhe kane nxjerre disa flamuj gjigande bardheblu.

Tirana - Milan 2-1
Shenues: Xhafa 28?, Muzaka 72? / Ronaldinjo 89?
FORMACIONET
TIRANA: Nallbani; Abraham, Kçira, Osmani, Memelli (Metani 66?), Muka, Devolli, Sefo, Lila, Muzaka (Sorra 84?), Xhafaj (Deliallisi 66?). Tr: Slickovic.
MILAN: Abbiati; Pasini, Maldini (Nesta 46?), Favalli, Antonini; Cardacio, Emerson, Ambrosini; Seedorf; Inzaghi (45? Shevchenko), Ronaldinho. Tr: Ancelotti.

Minutat
1? - Muka dhe Memelli nisin topin e pare, arbiter eshte Albano Janku, tifozet e Tiranes brohorasin. Ne stadium eshte mbushur vetem tribuna qendrore dhe ajo perbri, ndersa sektoret e tjere jane bosh.
7? - Ndeshja nuk duket aspak si miqesore, te dyja ekipet vrapojne me ritem mjaft te larte dhe luajne me intensitet. Nje gje te tille e konfirmon fakti, qe dy lojtare te Tiranes nderhyjne per t’i hequr topin Inzagit.
19? - Inzagi fiton nje faull ne kufirin e zones. Godet Ronaldinjo, topi devijohet nga barriera dhe perfundon ne goditje nga kendi.
25? - Ronaldinjo leshon nje parabole nga distanca, portieri Nallbani e ndjek topin i qete me sy, duke menduar se po shkonte jashte, por trajektora e mahnitshme e brazilianit godet traun. Vazhdon aksioni, Inzagi tenton roveshaten, por pa sukses.
28? - Gooooooooooooooooooool Tiranaaaa! E mahnitshme. Pas nje harkimi ne zonen e Milanit, Memelli ul topin me koke dhe Xhafa godet fluturimthi, ne nje gjuajtje alla-Van Basten, e cila nuk i le asnje mundesi per reagim Abiatit. Historike, Tirana-Milan 1-0! Emocione te papare ne Qemal Stafa!
36? - Stadiumi ehste teresisht i mbushur me tifoze, Tirana administron me lehtesi kontrollin e lojes. Ronaldinjo detyrohet te kthehet per te ushtruar presing.
38? - Ronaldinjo perpiqet te sherbeje Inzagin ne thellesi, por funksionon “carku” i mbrojtjes bardheblu dhe sulmuesi perfundon ne pozicion jashte-loje.
40? - Dalin ne nxemje Shevçenko dhe Nesta, te cilet me siguri do te aktivizohen ne pjesen e dyte.
41? - Pas nje harkimi ne zone, Inzagi me nuhatjen e tij prej “grabitqari” perpiqet t’i rrembeje topin Nallbanit, por nga perplasja milanisti mbetet i demtuar ne kofshe, por nuk eshte dicka e rende dhe lojtari kthehet ne fushe.
45? - Ronaldinjo perpiqet te depertoje ne zone por ndalet me force nga dy mbrojtes. Braziliani reagon duke kerkuar penallti. Gjyqtari Janku ben me shenje te vazhdohet loja. Shevcenko zevendeson Inzagin.
45? - Perfundon pjesa e pare. Tirana kryeson 1-0. Ronaldinjo vazhdon te protestoje me gjyqtarin. Ne pushimin mes pjeseve zhvillohet ceremonia e dhurimit te nje ceku prej 100 mije eurosh per UNICEF-in, para keto qe do te investohen ne krijimin e disa bibliotekave ne vend.
49? - Shevcenko pason per Ronaldinjon ne zone, por braziliani nuk gjen hapesire.
50? - Ambrozini pason per Shevcenkon, qe kekron te caje ne zone mes tre bardhebluve, por ndalet.
52? - Pas disa fintesh, Muzaka leshon nje harkim nga e majta, i cili per pak sa nuk e befason portierin Abiati.
66? - Shpeton per fije Tirana nga goli i barazimit. Sedorf hyn ne zone pas pasimit te Ronaldinjos dhe e kalon topin pas kraheve te Abiatit, por largon Sefo nga vija fatale, ndersa Shevcenko po mundohej ta shtynte topin ne rrjete.
72? - GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL MUZAKAAAAAAAAAAA. Super Gol i Gjergji Muzakes, i cili godet nje predhe me trinen e jashtme nga 30 metra pas nje kombinimi te shpejte ne mesfushe. Abiati qendron i shtangur.
73? - Sedorf harkon me te majten ne zone: godet Shevcenko me koke, topi kalon ngjitur me shtyllen dhe del jashte.
81? - Harkim i Ambrozinit nga e majta, qe hedh ne zone nje top ne gjysem lartesie. Shevchenko devijon ne vrapim e siper topin drejt portes, por refleksi felin i Nallbanit shpeton porten tiranase nga goli.
87? - Sedorf godet forte me te djathten jashte zones, topi shume i larte.
89? - SHENON MILANI. Ronaldinjo merr nje pasim te Shevcenkos ne zopne dhe i pashqetesuar godet ne porte. Ukrainasi perfitoi ne aksionin e tij nga nje gabim i Abrahamit.
94? - Perfundon takimi, Tirana arrin nje fitore historike!

Urime Tiranes…ps: dhe mos ti rritet shum mendja