Tiranë, nëna var veten pasi i vdes djali 10 vjec

TIRANE- Një ngjarje e rëndë tronditi dje familjen Hoxha në periferi të Tiranës. Ruzhdije Hoxha, 32 vjece ka vendosur të var veten pasi ka gjetur të vdekur në divan djalin e saj 10 vjecar. E ndjerë në faj, e vetme në shtëpi, dhe në kushtet e një tronditjeje të rëndë psikologjike, 32 vjecarja ka gjetur një kabëll elektrik, të cilin e ka lidhur në ballkon dhe ku ka kryer dhe vetëvrasjen. Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit të ditës së djeshme në banesën e saj në katin e tretë të një pallati, në rrugën e Kamzës, pranë shkollës "Isa Boletini”.
Djali i saj 10 vjecar, Xhonatan, kishte qenë i sëmurë me temperaturë dhe Ruzhdija fajësonte veten pse nuk e kishte çuar në spital gjatë natës. Në atë moment në banesë nuk ka pasur anjeri, psai bashkëshorti 39-vjeçar Jeshari punonte si emigrant në Greqi, ndërsa e e vjehrra kishte një javë që kishte vajtur po në Greqi tek e bija. Para se të kryente vetëvrasjen gruaja e re ka shkruar një letër ku i kërkon falje dhe i lë amanet ta varrosin në një varr me djalin e saj.

“Gazeta Shqiptare” boton sot letrën e fundit të së resë mes të cilave shkruante “Djali kishte temperatura dhe mendova se kishte grip. Nuk vendosa se duhej cuar te mjeku. Tani që ai vdiq nuk e dua më jetën pa djalë. Të më falin për këtë që po bëj, por amaneti im i fundit është të më varrosin në varr me djalin”. . Ishin banorët ata që kanë dalluar trupin e pajetë dhe të varur në ballkon dhe kanë njoftuar policinë.

Trupat e pajetë të Ruzhdijes dhe djalit Xhonatanit, janë dërguar për ekspertizë mjekoligjore në Morgun e Tiranës. Dy ekspertë të policisë dhe mjekësisë ligjore kanë kryer këqyrjen dhe autopsinë e trupave të pajetë, duke rikonfirmuar versionin e policisë se Ruzhdija është vetëvarur në kushtet e depresionit të thellë psikik ku ka rënë, pasi ka parë që i ka vdekur djali.

Shume ngjarje tragjike!

Me të vërtetë shumë tragjike.