Top 10 filmat e vitit 2011



Në prag të festave të fundvitit, revista e famshme amerikane The Rolling Stone ka zgjedhur 10 filmat më të mirë të vitit.

10. “War Horse”, “The Help”, “Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2”

Në pamundësi për të zgjedhur vetëm njërin prej tyre, revista në fjalë ka pozicionuar tre filma në pozitën e dhjetë. Një nga filmat e top 10-shit është ai i Steven Spielberg, “War Horse” - një kalërim emocional i mbushur me ritëm. Revista rreshton në këtë pozitën edhe filmin e Tate Taylor, “The Help”, që tregon lidhjen femërore, si dhe filmin e Dave Yates, “Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2”, që ishte fundi i një serie të filmave mjaft të shikuar dhe pretenduese për Oskar.

9. “The Tree of Life”

Filmi në fjalë është një projekt i Terrence Malick i cili nxjerr në pah jetën e një familje të Teksasit me tre djem gjatë viteve 1950-ta. Në rolin kryesor luan aktori i famshëm Brad Pitt.

8. “Margin Call”

Ky është filmi më i mirë i vitit nga një regjisor debutues. J.C. Chandor ka projektuar bankierët të cilët sollën krizën financiare të vitit 2008. Meritat e filmit janë edhe falë një aktrimi të shkëlqyeshëm nga Kevin Spacey dhe Jeremy Irons.

7. “Tinker Tailor Soldier Spy”

Filmi, një realizim i regjisorit Tomas Alfredson, reflekton një tregim të Luftës së Ftohtë, dhe nxjerr në pah kreativitetin aktrues të Gary Oldman si një mjeshtër i spiunazhit, i cili kërkon një vrimë në Shërbimin Sekret të Inteligjent të Britanisë.

6. “Hugo”

Ky është një tregim i pa-rezistueshëm për ata që e duan filmin. Ndryshe nga filmat e tij të zakonshëm, Martin Scorsese kësaj here sjell një film familjar, për më tepër në 3D. Filmi tregon ngjarjen e Hugos (i aktruar nga Asa Butterfield), një djalosh i arratisur i cili jeton në një stacion treni të Parisit dhe zbulon pasurinë e historisë së filmit.

5. “Midnight in Paris”

Letra e dashurisë e regjisorit Woody Allen për Qytetin e Dritave është filmi i tij më i mirë dhe më argëtues në vite. Në rolin kryesor luan Owen Wilson i cili me vështirësi kupton se e kaluara jo gjithmonë është ajo çfarë duket se është. Në këtë film paraqitet edhe Carla Bruni, bashkëshortja e presidentit francez, Nicolas Sarkozy.

4. “Moneyball”

Është ky një film që futet në botën e bejsbollit me një ritëm të një filmi aksion. Falë regjisorit Bennet Miller dhe aktrimit të Brad Pitt në rolin e menaxherit gjeneral të klubit Oakland A dhe Jonah Hill si asistent i cili i tregon atij si të arrijë sukses në atë gjënë në të cilën të tjerët nuk arrijnë. Të shënojnë fitore.

3. “The Descendants”

Kjo është një komedi e rrallë që ju sjell qeshje dhe lot. E orkestruar pa asnjë notë false nga regjisori dhe bashkë-autori Alexander Payne, “The Descendants” ia ka dhënë George Clooneyt rolin e karrierës. Ai luan rolin e një pronari tokash nga Hawaii i cili përballet me një grua që e tradhton (tash në komë) dhe dy vajza të cilat nuk mund t’i kuptojë. Filmi vjen plot me befasi të cilat as nuk mund t’i paramendoni.

2. “The Artist”

“Artisti” është një film i qetë i xhiruar pa ngjyra (bardh e zi) i cili flet për Hollywoodin e Vjetër dhe është një prej favoritëve në garën për çmimet më të mëdha të vitit. Filmi është realizuar nën drejtimin e regjisorit francez Michel Hazanavicius. Jean Dujardin është i jashtëzakonshëm si një idhull i ekranit, i cili iu reziston filmave me zë derisa një aktore gazmore (Bérénice Bejo) e bind atë se arti nuk duhet të ketë frikë të përqafojë forma të reja.

1. “Drive”

Oscari mbase do ta injorojë këtë film. Është ky një film tepër i gjakosur, tepër kreativ, tepër ambicioz dhe tepër polarizues për të mbajtur komfort publikun. Këto janë disa arsye të qëndrueshme se pse Rolling Stone e ka emëruar filmin “Drive” si më të mirin e vitit. Regjisori danez Nicolas Winding Refn nxjerr aktorin Ryan Gosling para timonit në një betejë drithëruese në mes të mirës dhe të kundërtës së saj. Ky është një film i vërtetë.

Super filma :slight_smile: shpresoj qe ne 2012 te jen akoma me te bukur

10 Filmat me “Pirat” te 2011!

Lista e filmave me te shkarkuar ne rrjetet p2p:

  1. Fast Five — 9,3 milioni di download
  2. Una notte da leoni 2 — 8,8 milioni
  3. Thor — 8,3 milioni
  4. Source Code — 7,9 milioni
  5. Sono il numero Quattro — 7,7 million
  6. Sucker Punch — 7,2 milioni
  7. 127 ore — 6,9 milioni
  8. Rango — 6,5 milioni
  9. Il discorso del re — 6,3 milioni
  10. Harry Potter e i doni della morte (Parte 2) — 6 milioni

titujt ne italisht!

nga kjo lista e te piratuareve ne 2011 i kam pare :

  1. Fast Five (English)

  2. Thor (English)

  3. Source Code (German)

  4. Sucker Punch (English)

  5. 127 Hours (English)

te gjith ne HD (1080p) :smiley:

dhe nga ato lart me se shumti me ka pelqyer ai “DRIVE” ne BLURAY AVC HD :slight_smile: