Top trendet e vitit në Facebook



Pas Google dhe Twitter, tani ka ardhur koha që Facebook të na tregojë se çka kanë bërë përdoruesit e saj më së shumti, gjatë gjithë vitit që po e lëmë pas.

Për të kuptuar trendet kryesore, Facebook ka analizuar të rejat e statusit nga 236 vende të ndryshme, duke krahasuar shkallën në të cilën çdo frazë ka ndodhur në 2010 në krahasim me 2009. Rezultatet e mëposhtme janë ato që kanë pasur rritje si në përqindje ashtu edhe në sasi.

Termi më i njohur gjatë gjithë vitit ishte HMU - një akronim për “hit me up”, që do të thotë “të lutem më thirr, ose më shkruaj SMS” – shkurtesë e cila është përdorur nga shumë pak njerëz në vitin 2009.

Sipas Facebook, termi u përhapur gjerësisht në gjysmën e parë të 2010, duke arritur në 80.000 “përmendje” në ditë, deri në fund të verës.

Në shtator, megjithatë, pas pushimeve të verës, HMU u bë më shumë një kërkesë e fundjavës, e përcjellur edhe nga interesimi për Kampionatin Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. / Telegrafi /