Torturat dhe vrasjet e shqiptarëve në Greqi

[b]09/11/2007 Nga viti 1996 mendohet se janë vrarë 127 shqiptarë në tokën greke

Brenda një periudhe të shkurtër në Greqi vriten 120 emigrantë shqiptarë, ku policia mban përgjegjësi për 60 vrasje. Me ndjenja antishqiptare, konkretisht ky vend mban rekord për vrasje të emigrantëve shqiptare, ku vetëm në 50 muaj janë vrarë 47 emigrantë shqiptarë. Greqia i ka mbushur burgjet e saj me emigrantë duke zënë vendin e parë për sa i përket numrit të dënuarve të huaj. Greqia, nëpërmjet Kryeministrit Karamanlis, tha se rasti i regjistrimit në video në policinë e “Omonias” ishte një rastësi e veçantë dhe se nuk ka të bëjë me ndjenjat raciste. Por, sipas organizmave ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në Greqi kohët e fundit janë regjistruar rreth 66 raste të kësaj natyre, ku policia ka keqtrajtuar emigrantët në përgjithësi. Kryetari i Organizatës Antiraciste për Evropën, z. Takis Janopulos, ka theksuar se “për periudhën 1992-1997, Greqia ka dëbuar 1.5 milionë emigrantë. Janë kryer nga mekanizmi shtetëror kundra emigrantëve 83 sulme, si dhe nga populli 67, ku kanë mbetur të vrarë 47 emigrantë. Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët. Nëntor 1999 në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon Gurgusi, i cili akuzohet se ka vrarë një 20-vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet në mars 2000, polici Jorgo Atmaxidhis vret 18-vjeçarin Nikolla Leonidhi. Drejtësia e lë të lire kundrejt një gjobe prej 500.000 dhrahmi. Gusht 2000, një shqiptar vritet nga policia, pasi dyshohej për drogë. Mbas vrasjes shqiptarit nuk ju gjend asnjë gjë e dyshimtë. [/b]

po cfare te bejme ne shqiptaret se nuk kemi qeveri. kjo gje na vret ne. po te ishte ndonji shtet tjter do ti kish shuar fare greket. kur kane nevoje greket per pune hapin kufijte dhe pranojne me thes. pse nuk vezhgoheshin kufijte me kaq reptesi kur athina po ndertonte stadiumin per lojrat olimpike? sepse nuk kishin kohe qe ta ndertonin shpejt dhe e dinin shume mire qe kishte shume shqiptare apo te tjere shtetas te huaj qe emigronin rreth greqise. nje emision kundra greqise eshte dhene edhe ketu ne france dhe francezet e kane denuar greqin per mos respektimin te te drejtave te njeriut dhe te statusit te emigrantit. ka pasur shume afrikane qe jane mbytur ne det sepse greket i kane çare gomonen. shume te tjere i kane mbyllur neper dhoma te aijeve dhe i rrihnin deri ne vdekje pastaj trupat e pa jete i hidhnin ne det. nje çeshtje eshte hapur dhe po behen verifikime te repta. shpresojme se do te behet ndonji gje per keta greket dhe ishalla i shuan perseri nje zjarr tjter mot me i madh se ky sivjet dhe ta perjetojne vete se cfare do te thote te vuash si vuajne shume e shume shqiptare te tjere. ( me falni sepse e zgjata pak si shume ) :slight_smile: