Toure: Balotelli, eja te City

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kolo Toure, i ka bërë publikisht thirrje Mario Balotellit që të transferohet te Manchester City, pasi që për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë, supertalenti i Interit i përshtatet futbollit anglez.

“Ai është lojtar i madh dhe djalosh i mirë. Unë kam folur me të në fushë (në ndeshjen Itali - Bregu i Fildishtë) dhe shpresoj ta shoh së shpejti. Ai është i përkryer për futbollin anglez. Ai është shumë i fortë, ai është teknikisht shumë i mirë, i shpejtë. Ai ka gjithçka për t’u bërë top lojtar në Ligën Premier. Ai është edhe mentalisht i fortë”.

“Qëdrimi i tij është gjithashtu shumë i mirë, më kujton Roy Keane, Patrick Vieiran dhe këta djemë. Ata kanë mentalitet shumë të fortë dhe, në Ligën Premier, neve na pëlqejnë kësolloj lojtarësh. Unë vetëm i kam thënë atij se ne po e presim, kjo është e tëra. Tani shpresojmë se marrëveshja do të arrihet. Unë fola me të para fundit të ndeshjes, por edhe pas përfundimit. Ne do të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh Toure për The Mirror.