Tragjedi ne Brazil, vdes ne fushe "Pele" i ri

Një tjetër tragjedi prek sportin e futbollit. Brazili është kthyer në epiqendrën e një rasti që tronditi sportin e topkëmbës, pasi një lojtar 17-vjeçar i cilësuar si “Pele” i ri, ndërroi jetë në fushë gjatë ndeshjes së kampionatit U-17 mes skuadrës së tij Sao Bernardo dhe Portuguesa Santista.

Arjuna Luiz Venutto Ramos u rrëzua pa ndjenja në fushë duke alarmuar mjekët që nuk arritën ta shpëtonin nga vdekja edhe pse e transportuan menjëherë në urgjencë. Të dhënat e para flasin për ndalim zemre, por mjekët ligjorë do të kryejnë ekzaminime më të hollësishme gjatë ditëve të ardhshme.

sa keq te shuhet nje yll se do premtonte shum me punen e tij