Trajneri i Portos në radarët e Juventusit

Puna e shkëlqyeshme e trajnerit të Portos, Andree Villas Boasa nuk ka mbetur pa u hetuar në Torino, shkruan La Gazzetta dello Sport, duke pohuar se drejtuesit e Juventusit gjatë verës mund t’i ofrojnë atij kontratë.

Duket qartë se trajneri Luigi Delneri nuk ka ardhmëri në pozitën ku aktualisht është duke qëndruar, kurse mediat italiane kanë filluar të numërojnë se cili trajner mund të vijë.

Më i riu (33) është trajneri portugez, i cili me Porton ka realizuar 19 fitore dhe dy barazime në sezonin e sivjetmë duke luftuar kështu për vendin e kampionit.

Për Juventusin, i cili është i shtati në renditjen e Serie A, mediat e kanë lidhur edhe trajnerin e Zenitit Luciano Spalleti, si dhe seleksionuesin anglez Fabio Capello.

Veshtire se vete Capello tek Juve! Gjithesesi çfare nuk pritet!

Veq lek se vjen, por Juventusi eshte bere dor shtrenguar.