Traktori dënohet për shpejtësi të madhe

Një bujk i cili kultivon patate përballet me një dënim trafiku pasi që policia supozon se ai ka drejtuar traktorin e tij mbi kufizimin e lejuar të shpejtësisë, saktësisht 122 kilometra në orë.
Thorsten Holck nga qyteti Irschenberg i Gjermanisë, është tmerruar kur traktori i tij që lëviz me shpejtësi maksimale prej 38 kilometrash në orë pranoi një tiketë së bashku me një fotografi të kapura nga kamera, ku supozohet se ai ka lëvizur me shpejtësi dyfish më të madhe sesa kufizimi.

“Kur pranova letrën mendova se i është dërguar ndonjë personi të gabuar, por shikova në fotografi dhe e pash traktorin tim dhe nuk mund të besoja”, ka thënë Holck.

“E dija se duhej të ishte bërë ndonjë gabim. Mendoj, traktori im është vërtet modern dhe ka motor të mirë, por mund të ju garantoj se nuk është superveturë. Dikush diku ka bërë ndonjë gabim të madh dhe jam i sigurt se kur të shohin traktorin tim, do të kuptojnë shumë shpejt se ai kurrë nuk mund të thyejë ndonjë kufizim të shpejtësisë”, ka shtuar bujku.

Kesaj i thone: “Futja kot”, se ka kush paguan. :smiley: