Trasplanti i kokes tek njerzit

CFARE MENDIMI KENI PER KETE ARTIKULL SHUM INTERESAN DHE DOMETHENES

Transplantimi i kokës – apo kufijtë e pabesueshëm të shkencës

Një neuroshkencëtar i famshëm thotë se tashmë është i mundshëm edhe transplantimi i kokës

Në një kohë kur transplantimi i fytyrës po bëhet një operacion i zakonshëm, a do të jetë transplantimi i kokës arritja e radhës?
Pengesat teknike të transplantimit të kokës nga trupi i njërit në trupin e dikujt tjetër tashmë mund të jenë të kapërcyeshme, thotë Dr. Sergio Canavero (Serxhio Kanavero), anëtar i Grupit të Neuromodulimit të Avancuar të Torinos i cili në 2008 nxori nga koma vegjetative një vajzë 20 vjeçare, që kishte një vit që nuk përmendej. Në një studim të fundit, Canavero përshkruan në vija të trasha procedurën e modeluar sipas transplantimeve të suksesshme të kokës të kryera tek kafshët që prej vitit 1970.
Problemi i vetëm me këto transplantime ishte pamundësia e shkencëtarëve për të lidhur palcën kurrizore të kafshëve me trupat dhurues, duke i lënë ata të paralizuar nga pika e transplantimit e poshtë. Por, thotë Canavero, përparimet e bëra kohët e fundit në rilidhjen e palcës kurrizore të prerë në mënyrë kirurgjikale tregojnë që diçka e tillë është teknikisht e realizueshme tek njerëzit. (Kjo nuk është e njëjta gjë me ripërtëritjen e funksionimit të sistemit nervor tek tetraplegjikët apo viktimat e tjera të lëndimeve traumatike të palcës kurrizore.)
Siç vë në dukje në studimin e tij Canavero: “Pengesa më e madhe teknike [në transplantimin e kokës] është padyshim rilidhja e palcës kurrizore të dhuruesit me atë të marrësit. Argumenti im është që vetëm tani egziston teknologjia e nevojshme për të realizuar lëtë lidhje… [S]humë lidhje mjekësore deri tani të pashpresa mund të përfitojnë nga kjo proçedurë.”

Është provuar më parë te kafshët
Ka funksionuar më parë tek kafshët, illustrim i transplantimit të kokës së një majmuni.Ka funksionuar më parë tek kafshët, illustrim i transplantimit të kokës së një majmuni.
Proçedura që përshkruan, në vija të trasha, Canavero është shumë e ngjashme me atë të kryer nga Robert White, i cili në vitin 1970 kreu me sukses transplantimin e kokës së një “majmuni rezus” (majmunë që përdoren për qëllime kërkimore në fushën e mjekësisë) në trupin e një majmuni tjetër rezus.
Së pari, të dy pacientët duhet të gjenden në të njëjtën sallë operacioni. Më pas koka që do të transplatohet duhet të ftohet në temperaturë që varion nga 12°C në 15°C (54.6°F dhe 59°F). Duke lëvizur shpejt, kirurgët duhet të heqin të dyja kokat në të njëjtën kohë dhe të rilidhin kokën që duhet ruajtur në sistemin qarkullues të trupit dhurues brenda një ore. Gjatë procedurës së rilidhjes, trupi dhurues duhet të jetë gjithshtu i mbajtur në temperaturë të ulët dhe në gjendje arresti kardiak të plotë të induktuar.
Me t’u rilidhur koka, zemra e trupit dhurues mund të rivihet në punë, dhe kirurgët mund të vazhdojnë me rilidhjen e sistemeve të tjera jetike, përfshirë këtu edhe palcën kurrizore.

Lidhja e palcës kurrizore është pengesa e fundit
reconnected-nervePalcat kurrizore janë rilidhur tek kafshët duke përdorur teknologji të ndryshme dhe me shkallë të ndryshme suksesi. Oswald Steward, UC Irvine
Lidhja e një palce kurrizore nga koka e një krijese tek trupi i një tjetre nuk është provuar asnjëherë madje as tek kafshët. Kështu që studimi i Canavero-s mund të merret si provë për spekullim. Megjithatë, prerja dhe rilidhja e palcave kurrizore në trupin e të njëjtës kafshë është kryer në të kaluarën me sukses të një shkalle të kufizuar. Vetëm këtë javë, shkencëtarët në Case Western Reserve University dhe Clevelend Clinic ia dolën mbanë të ripërtërinin deri në njëfarë pike lidhjen mes dy gjysmave të këputura të palcave kurrizore tek minjtë.
Rilidhja e palcave kurrizore mund të realizohet nëpërmjet inkurajimit të mekanizmave natyralë të shërimit të trupit, të cilët vazhdojnë të veprojnë edhe në palcën kurrizore të prerë. Por, ajo çfarë propozon Canavero është ndryshe: Duke prerë palcat kurrizore me një thikë tejet të mprehtë, e më pas duke lidhur në mënyrë mekanike palcën kurrizore nga koka e njërit tek trupi i tjetrit, mund të realizohet një lidhje më e plotë e më e menjëhershme. Siç vë në dukje në studimin e tij:
“Kjo “prerje e pastër” është çelësi i fuzionit (bashkimit në një) të palcës kurrizore, sepse i lejon aksoneve të prera proksimale të bashkohen me pjesët e tyre korresponduese distale. Ky fuzion shfrytëzon të ashtuquajturat fuzogjenë/vulosës … të cilët janë në gjendje të rikonstruktojnë (fuzion/riparim) në mënyrë të menjëhershme membranat qelizore të dëmtuara nga lëndimi mekanik, në mënyrë të pavarur nga çdo lloj mekanizmi vulosës i vetë organizmit.
Canavero ngre hipotezën që substanca polimere si glikol polietileni (PEG) mund të përdoren për të realizuar këtë fuzion, dhe citon punime kërkimore të mëparshme që tregojnë se, p.sh., tek qentë PEG-ja bëri të mundur bashkimin në një të palcave të prera kurrizore.
Paraplegjikët që kanë lëndime që kualifikohen si raste kur mund të ndërhyhet (d.m.th. kanë aq palcë kurrizore të pacënuar sa mjafton për t’i lejuar mundësinë e transplantimit të kokës) teorikisht mund të arrijnë përdorimin e plotë të një trupi dhurues. Në mënyrë të ngjashme pacientët me distrofi muskulare mund të rigjenerohen plotësisht. Përveç sfidave të jashtëzakonshme teknike, një tjetër pengesë që paraqet transplantimi i kokës është kostoja e kësaj ndërhyrjeje. Canavero llogarit që transplantimi i kokës mund të kushtojë të paktën 13 milionë dollarë.
Bioetika e një procedure të tillë është gjithashtu një temë debatesh të fuqishme. (Pëgatiti: Viktoria Paloka

pikerisht per bioetiken e nje procedure te tille do te doja te diskutoja ,sinqerisht me duket jo e tike dhe shume jo njerezore dhe fetare ,praktikisht ato do te marrin nje koke humane te gjalle dhe nuk e .di sesa nje familje mund ta lejoje kete gje dikujt tjeter ,eshte nje dhimbje e 2fisht besoj dhe personi qe eshrte marresi ,nuk mund ta imagjinoj qe pervec komplikacioneve shendetesore do te vuaj shume anen psikologjike ,mund te dukeet shume e realizueshme me fjale por e veshtire ne veper,ndoshta shkenca ka arritur te realizoj dhe klonimin dhe ne jemi ne hije te te dhenave zyrtare por eshte nje sfide kunder krijuesi ,sepse une besoj fuqimishte ne idene se nuk jemi nje produkt evolucioni,por qenie te persosura te krijuar nga nje fuqi po e tille ,dhe si teknike me duket pak e komplikuar ne lidhje me nervat se di sa e realizueshme eshte